<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Uncategorized

”Jam e shtrëngueme t’ju vnoj në dijeni se jam tuj vdekë unit bashkë me fëmijët jetimë.” – Letra e Shote Galicës drejtuar autoriteteve shqiptare më 1924

131 vjet nga lindja e Azem Galicës


(10 dhjetor 1889 – 25 korrik 1924)


Si sot, 131 vjet u lind Azem Bejta – Galica, prijësi i shquar i Lëvizjes Kaçake të Kosovës (1915 – 1924).
I ati i tij, Bejtullahu u vra nga pushtuesit turq, më 1906 gjatë një revolte të cilën e shtypi në gjak, Shemsi Pasha.


Gjatë kryengritjeve të vitit 1910-1912, Azem Bejta, ashtu si edhe krejt Drenica, luftuan bashkë me Isa Boletinin në kuadër të Lëvizjes për Pavarësi.
Pas pushtimit të Kosovës nga Serbia, në fund të vitit 1912, Azem Galica u arrestua nga ushtria serbe dhe u dërgua në kampin e Runikut. Duke ikur prej aty, u plagos dhe u zu sërish rob. Kësaj radhe e dërguan në Ndëshkimoren e Pozharevcit. Si duket ai ishte arratisur prej aty dhe, pastaj, bashkë me vëllezërit del në mal, kaçak.


Në vitin 1915, në një rrethim nga forcat serbe, u vranë të dy vëllezërit e mëdhenj, prej babe, Seferi dhe Zeneli. Po atë vit Azem Bejta u martua me gruan dhe shoqen e armëve, Shote Galicën.
Pas ripushtimit të Kosovës, 1918, Lëvizja Kaçake u zgjërua dhe u forcua. Në orientimin politik të saj kishte një ndikim thelbësor, prijësi i shquar i Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, Hasan Prishtina dhe Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, me seli në Shkodër.


Me udhëzimet e tyre Azem Galica, udhëhoqi kryengritjet e përgjakshme kundër pushtuesve serbë-jugosllavë në vitet 1921-1924 dhe mbrojti Zonën Neutrale të Junikut.
Në rrethimin e fundit, mesi i korrikut 1924, Azem Bejta plagoset për vdekje dhe, në natën mes 25 e 26 korrikut 1924 vdes dhe shokët e armëve e varrosin në një shpellë, e njohur me emrin Quku që kërcet, në fshatin Përçevë, komuna e Klinës. Varri i tij do të zbulohet më 1971, pra 47 vjet më vonë, nga mësuesi Avdyl Krasniqi, përndryshe babai i Xhevë Lladrovcit.


Pas vrasjes së Azem Galicës Lëvizja Kaçake u shua gradualisht dhe shtypja e terrori serb mori përmasa katastrofike që u reflektuan me shpërngulje masive të shqiptarëve për në Turqi.
Ndërkaq, gruaja e Azem Bejtës, Shote Galica, u arratis në Shqipëri, ku pas 3 vjetësh, më 3 korrik 1927 vdiq në një mjerim të skajshëm.


Në një letër që Shote Golica ua dërgoi autoriteteve shqiptare, posa doli në Shqipëri, pasqyrohet skamja e tmershme ku ishte katandisur gruaja dhe bashkëluftëtarja e Prijësit të famshëm të Lëvizjes Kaçake.
Kjo letër trishtuese flet shumë për ato kohë të vështira por edhe për shqiptarët si popull i vonuar, harrestar e mosmirënjohës.


“Korrik 1924, Shullaz, Krujë *


Unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës.
Gjindem në katundin Shullaz të Krujës, kam edhe katër fëmijë jetimë me veti. Janë fëmijët e luftarëve të vramë për çlirim të Kosovës. Jam e shtrëngueme t’ju vnoj në dijeni se jam tuj vdekë unit bashkë me fëmijët jetimë.”


*Letra e Shote Galicës është marrë te portali “Konkrete“ / Marrë nga profili i Xhafer Shatri në Facebook /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

3 hours ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

5 hours ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

6 hours ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

7 hours ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

7 hours ago