<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Këto janë fjalëkalimet më të përdorshme në vitin 2020 sipas NordPass

NordPass ka kryer një studim dhe ka zbuluar se fjalëkalimet më të përdorshme për vitin 2020 kanë qenë pa fantazi. Vendin e parë e mban fjalëkalimi “123456”, i ndjekur nga “123456789”. Podiumi plotësohet me “picture1”, në vend të tretë

1. Imagjinoni që duhet të gjeni një kod me gjashtë shifra. Me shumë gjasa, në një përpjekje të parë, shumë do të zgjidhnin një fjalëkalim banal, 123456. Dhe, do të bënin mirë. Ky është fjalëkalimi më i përdorur në vitin 2020, duke regjistruar 23.5 milionë adresa në rrezik. Tabloja (shqetësuese) del nga klasifikimi “200 fjalëkalimet më të përdorura në 2020”, i përpiluar nga NordPass.

Sipas sondazhit, zgjedhjen e këtij vargu numerik për të (mos) mbrojtur adresat e tyre e kanë bërë më shumë se 2.5 milionë përdorues në të gjithë botën. Koha e nevojshme e një hakeri për ta zbuluar: më pak se një sekondë. Edhe një klasifikim i ngjashëm, i publikuar nga SplashData, në gusht dha të njëjtin rezultat.

2.Në vend të dytë, një tjetër fjalëkalim që mund të gjendet në më pak se një sekondë, 123456789, “motra e madhe” e fjalëkalimit në vendin e parë. Sipas NordPass, ajo është përdorur nga 961.435 persona, për një total prej më shumë se 7.8 milionë adresash të ekspozuara.

3.  Nëse vitin e kaluar, 123456 dhe 1234567 renditeshin në vendin e dytë dhe të tretë, në klasifikimin e këtij viti, në vendin e tretë, ka një hyrje të re, “picture1”. Fjalëkalimi është përdorur nga 371.612 përdorues, i ekspozuar ndaj hakerave “vetëm” 11.190 herë. Koha që duhet për ta gjetur nuk është më pak se 3 orë.

4. Aspak fantazi në fjalëkalimin në vendin e katërt: “password”. Me këtë fjalëkalim rezultojnë 3.7 milionë adresa të ekspozuara ndaj hakerave. Për ta gjetur, mjafton më pak se një sekondë. Ky fjalëkalim, i cili nuk ka as edhe një shifër, përdoret nga 360.467 përdorues.

5. Në vendin e pestë, sërish një varg numerik. Në këtë rast, tetë shifra: 12345678. Sipas NordPass, fjalëkalimi përdoret nga 322.187 përdorues me 2,9 milionë adresa të ekspozuara ndaj hakerave.

6. 111111 është i vetmi fjalëkalim në dhjetë vendet e para që përsërit të njëjtën shifër. Ai përdoret nga 230.507 përdorues dhe numëron më shumë se 3.1 milionë adresa të ekspozuara ndaj hakerave. Koha për ta zbuluar, gjithnjë më pak se një sekondë.

7. Në vend të shtatë, fjalëkalimi 123123, i zgjedhur nga 189.327 përdorues, i përdorur rreth 2.2 milionë herë. Edhe në këtë rast, mjafton një klik për ta gjetur.

8. Vitin e kaluar, 12345 ishte fjalëkalimi më i përdorur, nga 2.8 milionë përdorues. Ndërsa këtë vit renditet në vendin e tetë, i përdorur nga 188.268 përdorues. Ky fjalëkalim është shumë i dobët, adresat e ekspozuara ndaj hakerave janë 2.3 milionë.

9.Si mund të mungonte vargu i plotë 1234567890? Në fakt renditet në vendin e nëntë, i përdorur nga 171.724 përdorues, 2.2 milionë herë. Edhe këtë herë, koha që i duhet një hakeri për ta zbuluar është më pak se 1 sekondë.

10. Në vend të dhjetë, një hyrje e re – “senha”, përkthimi nga gjuha portugeze i fjalës “fjalëkalim”. Ai përdoret nga 167.728 përdorues. Është një fjalëkalim i përdorur 8.213 herë, shumë i shkurtër e pa shifra, i cili mund të gjendet për më pak se 10 sekonda.

Këshilla për një fjalëkalim të sigurt

NordPass këshillon që të vendosni një fjalëkalim “jo më pak se 12 karaktere, edhe më shumë nëse është e mundur, duke përdorur një kombinim të shkronjave të mëdha e të vogla, numra dhe simbole dhe ta ndryshoni atë të paktën çdo 90 ditë” (në këtë pikë, megjithatë ka mendime të kundërta). Dhe nëse mbajtja mend e fjalëkalimeve të ndërlikuara është e vështirë, në internet mund të gjeni shumë shërbime, falas apo me pagesë, që ju ndihmojnë t’i arkivoni ato.

Burimi: Monitor.al/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Shqipëria në “Andrees Allgemeiner Handatlas” të vitit 1893: Një dëshmi e kartografisë gjermane

  Shkruan: Kreshnik Begu Shqipëria në "Andrees Allgemeiner Handatlas" të vitit 1893: Një dëshmi e…

16 hours ago

Deri në vitin 1912 në Banjskë ka jetuar vetëm popullata shqiptare…

Jusuf Osmani ÇKA SHKRUAN GAZETA “OBZOR” E ZAGREBIT, E VITIT 1923 PËR BANJSKËN Banjska shtrihet…

18 hours ago

Mos bëni këto gjëra para se të flini

    Të bësh një gjumë të mirë gjatë natës nuk do të thotë vetëm…

2 days ago

Shenjat e para të autizmit tek fëmijët, ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të hershëm

  Autism Spectrum Disorder është një çrregullim zhvillimor që shpesh shfaq shenjat e para në…

2 days ago

9 simptomat e kancerit që nuk duhet t’i injoroni

    Sëmundja famëkeqe e kancerit mund të shfaqet nga simptoma të cilat duken si të padëmshme,…

2 days ago

Nëse foshnja juaj ka bllokim të hundëve, ja çfarë duhet të bëni

  Bllokimi i hundëve është shumë i zakonshëm tek foshnjat, sidomos gjatë stinëve të ftohta…

6 days ago