Shkruan: Adil Fetahu
Nuk janë vetëm politikanët ata që fjalosen, urrehen e fyhen mes vete, ata që nuk e pranojnë mendimin, punën e mirë, suksesin dhe meritën e tjetrit, ata që e fyejnë njeni-tjetrin. Këto sjellje aspak kalorisake të politikanëve shprehen sidomos me ndërrimin e roleve dhe pozitave: pozitë – opozitë, kur ata që vijnë në pozitë i njollosin (shumë here edhe i burgosun të parët), ndërsa ata që kanë kaluar në opozitë e i kritikojnë, shpifin, shajne këta që kanë ardhur në pozitë.
Zili, gjelozi, mospajtime e fyerje ka edhe mes njerëzve të profesioneve të ndryshme. Në këtë shkrim po përmendim se si shkrimtarë të shquar botërorë, e kanë fyer njeni-tjetrin pa pardon, duke i nënçmuar veprat ose personalitetet e tyre. Për shembëll:
1. Gustav Flaubert, për Honore de Balzakun thotë:
“Çfarë njeriu do të kishte qenë sikur të dinte të shkruante”
2. Vladimir Nabokov, për Fjodor Dostojevskin :
“E kam vështirë ta admiroj Dostojevskin,të cilit pa dyshim se i mungon shija”.
3. Xhon (John) Irving ,për Tom Wolf:
“Të duket sikur po lexon një gazetë të rëndomtë”
4. Noel Coward, për Oscar Wilde:
“Po lexoj disa shkrime të Oscar Wilde.Çfarë lodhje dhe mërzie”!
5. Gore Vidal, për Truman Capote:
“E urrej ashtu siç mund të urrehet një kafshë e ndytë që të është futur në shtëpi”
6. Vigjina Wolf, për Xhejms Xhojs (James Joyce):
“Uliksi shtë vepër e një studenti të gërditshëm, i cili i ndrydhë puçërrat e veta”
7. Djevid Herbert Lores, për Xhejms Xhojsin:
“O Zoti im, çfarë pasqyrimi i mendimeve të ngatërruara ngathtë. Asgjë përveç pederëve të moshuar dhe kopësht lakrash me citate nga Bibla, ndërsa pjesa tjetër është instant në sosin (lëngun,v.j.) e njëmendesisë së ndyrë gazetareske”.
8. Wiliam Fokner, për Mark Twenin:
“Kalemxhi i cili nuk mund të konsiderohet as i klasës së katërt në Europë, që ka mashtrua disa skelete letrare të dëshmuara, duke i ngjyrosur mjaftueshëm me intriga sipërfaqësore”.
9. Mark Twen, për Xhejn Ostin:
“Nuk kam kurrëfarë të drejte për t’i kritikuar librat, përveç kur i urrej. Shpeshherë dëshiroj ta kritikoj Xhejn Ostinin, por librat e saj aq shumë më çmendin,sa që nuk mund ta fsheh tërë mllefin tim prej lexuesi, prandaj më duhet të ndalem sa herë filloj. Sa herë e kam lexuar “Mburrjen dhe paragjykimin” e saj, kam dëshiruar ta çvorrosi dhe t’i mëshoj kafkës së saj me eshtrat e vet”’
10. Artur Evelin Vogh, për Marsel Prustin:
“Po e lexoj Prustin për herë të parë. Punë e varfër. Mendoj se ka defekt mental”
11. Dejvid Herbert Lorens, për Herman Melvil:
“Askush nuk mund t’i ngjajë më tepër një klouni, të jetë më i pazhdërvjelltë në mendime dhe me shije më të keqe se sa Herman Melvil, madje edhe në romanin e madh sikur është ‘Mobi Dik’… Rraskapitje me një temë të madhe. Ka diçka të rrejshme në gjithë këtë. Dhe kjo është vet Melvil”
12. Elizabete Bishop, për Xheron Dejvid Selinxher:
“E urrej ‘Gjuetarin në hell’. Më janë dashur shumë ditë ta kaloj librin me kujdes, faqe për faqe dhe skuqesha nga turpi për secilën fjali të tij. Si e kanë lejuar të bëjë këtë”
13. Truman Kapote, për Xhek Keroakun:
“Ai nuk shkruan, ai vetëm trokitë në makinën e shkrimit”
14. Henri Xhejms, për Edgar Alan Poe:
“Enthusiazmi i Poe-s për vepra është shenjë e etapës së përsiatjeve primitive”
15. Vlladimir Nabokov, për Ernest Hemngvejin:
“Hemingvejin për herë të parë e kam lexuar në vitet e hershme të të dyzetave…, diçka për kambanat, për topat dhe për demat…jam tmerruar”
16. Oskar Vajld, për Aleksander Poup:
“Janë dy shkaqe për të mos e dashur poezinë. I pari është – të mos e duash, ndërsa i dyti është vet Aleksander Poup”
17. Ernest Hemingvej, për Viliam Foknerin:
“I gjori Fokner… A mos mendon ai se ndjenjat e mëdha dalin nga fjalët e mëdha?”
18. Viliam Fokner, për Ernest Hemingvejin:
“Ai kurrë nuk ka përdorur fjalë që do ta detyronin lexuesin ta kërkojë në fjalor”
19. Sharl Bodleri, për Volterin:
“Monotonia ime u shtua në Francë, ndërsa shkaku kryesor është se këtu të gjithë i ngjajnë Volterit…,mbretit të marrinave, princit të sipërfaqësisë, anti-artistit dhe përfaqësuesit të grave shërbyese”
20. Lord Bajroni, për Xhon Kitsin:
“Ja, Xhon Kitsi pëshurrë poezi shtrati dhe tri novela, që vetëm Zoti e di se kujt… Mjaft më me këtë Kitsin… ju lutëm, ripeni për së gjalli; nëse këtë nuk e bënë dikush prej jush, atëherë këtë do ta bëj unë prsonalisht, sepse nuk ka asnjë arsye të durohet kjo fjalamani idiotike”.
21. Xhozef Konrad, për Dejvid Herbert Lorensin:
“Pleh i rendomtë,asgjë tjetër përveç panjerëzisë”
22. Herbert Xhorxh Vels, për Xhorxh Bernard Shoe:
“Fëmi idiot, që pisket në spital”
23. Fridrih Niçe, për Dante Aligierin:
“Hijenë që shkruan poezi për përmendoret mbi varreza”.
24. Stifen King,për Xhejms Patterson:
“Është një shkrimtar i tmerrshëm,fatkeqësisht i suksesshëm”.
* * *
Ka edhe tjerë si këta, madje edhe “më të zi”, sikur që ka edhe në mesin e shkrimtarëve shqiptarë.
U pajtuat apo s’u pajtuat me këto, ju lexues të nderuar, keni parasysh se edhe shkrimtarët janë njerëz! (A.F.) /InforCulture.info
Çdo katër vjet, planeti duket sikur ndalon për një muaj. Rrugët boshatisen, ekranet mbushen me…
Robin Hudi nisi si një traditë gojore në shekullin XII, përpara se të shndërrohej në…
Reaksioni nuk shfaqet menjëherë, prandaj shumë pacientë nuk e lidhin atë me atë që…
Nëse ju duket se mushkonjat ju zgjedhin gjithmonë ju si objektivin e tyre kryesor,…
Shalqiri, i cili është ngrënë nga njerëzit për 5,000 vjet, është i njohur jo…
Temperaturat e larta të verës rrisin rrezikun e dehidratimit, ndaj ekspertët këshillojnë konsumimin e…