Dermatiti seborrheic paraqet dukurinë e shtresave yndyrore të verdhemëta të cilat grumbullohen në flokët e bebes më së shpeshti në muajt e parë të jetës
Lëkura nën të është me ngjyrë të kuqe. Mund të shfaqet në një pjesë të flokëve apo në gjithë kokën e bebes.
Gjithashtu, mund të shfaqet në fytyrë, hundë, në rrudha të lëkurës së duarve dhe në gilca, transmeton Telegrafi.
Çka e shkakton?
Mjekët konsiderojnë që dermatiti seborrheic shkaktohet me hormonet e mbetura nga shtatzënia e nënës, të cilat janë bartur tek bebja nëpërmjet placentës.
Këto hormone stimulojnë tajitje të gjëndrave yndyrore që manifestohen në krijimin e shtresave yndyrore në folikula të qimeve në flokët dhe kokën e bebes.
Tajitja e shtuar e këtyre gjëndrave gradualisht zvogëlohet pas lindjes dhe në shumicën e rasteve, seborrhea tërhiqet vetë.
Edhe pse kjo gjendje nuk është e kalueshme, mund të ekzistojnë faktorët gjenetikë të cilët ndikojnë në shfaqjen e tij siç është lëkura e ndjeshme e thatë e bebes e cila është e përshtatshme për shfaqjen e tij.
Si trajtohet?
Për të zvogëluar dhe për të eliminuar gradualisht sermatitit seborrheic, mund të ngrohni butë vaj ulliri (bajameje), vaj luledielli (të dëshirueshme janë vajra natyralë), t’i qitni në flokë të bebes, t’i lini të veprojnë 30 minuta dhe pastaj gjithë ditën/natën (varësisht nga sasia e seborrhesë) pastaj lehtë eliminoni me shampon të butë duke i krehur flokët në mënyrë që të eliminohen luspat.
Është me rëndësi t’i krihni ngadalë flokët e bebes në mënyrë që të mos shkaktoni irritim.
🔴LAHUTARI SHQIPTAR 🇦🇱NGA VITI 1934!🔴 🔴Xhemajl Zogaj (më shpesh i njohur si Xhemail Zogić ose…
Ariu dhe gjumi i madh i dimrit: Mit apo e vërtetë? Çfarë ndodh në të…
Ndryshime relativisht të vogla në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në mbajtjen nën…
Me ardhjen e ditëve më të ftohta, xhamat e mjegulluar bëhen problem i…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…