Me humbjen e Svetigradit, Gjergj Kastrioti humbi një pikë shumë strategjike në mbrojtjen e Arbërisë. Ai kishte shumë nevojë për ndihmë në ato momente pasi po luftonte me një perandori në rritje. Kështu në 1451 u firmos traktati i Gaetës mes Gjergj Kastriotit dhe Alfonsit V i Aragonit, ku Gjergji pranoi të ishte vasal i Alfonsit që të përfitonte ndihma ushtarake dhe financiare nga Napoli.
Në dimrin e vitit 1452, Skënderbeu bëri plane për ofensivën e tij dhe kështu mori nga Alfonso ushtarë dhe artileri. Në pranverë të 1453, gjatë natës, ushtria e Skënderbeut marshoi nëpër një stuhi të fortë, duke shpresuar të habiste turqit. Pranë Tetovës forca e Skënderbeut takoi një forcë kundërshtare osmane prej 14,000 burrash të udhëhequr nga Ibrahim Pasha. Gjergj Kastrioti urdhëroi ndërprerjen e marshimit dhe bëri plane të tërhiqej në luginën e Mokrës, duke planifikuar të joshte kundërshtarin e tij në një kurth. Por Ibrahimi nuk e ndoqi dhe në vend të kësaj vendosi në fushën e Pollogut.
Në kampin shqiptar Moisi Golemi i mbështetur dhe nga Hamza Kastrioti propozoi që të sulmonin kampin turk gjatë natës por Gjergji ngurroi për shkak të stuhisë që i vështirsonte sulmin. Dyshimet e tij u zbehën dhe kështu në 22 prill megjithëse ishte stuhi nisi një sulm të shpejtë kalorësie në kampin turk duke krijuar kaos. Skënderbeu doli fitimtar dhe i preu kokën kundërshtarit të tij. Koka e tij u vendos në një pike në një mënyrë të ngjashme me ekzekutimin Władysław III të Polonisë dhe pasi u informuan, trupat turke u larguan shpejt. Turqit lanë pas 3000 të vdekur. Pas mbledhjes së plaçkës së luftës ushtria arbërore u kthye në Dibër. Ai u kthye triumfalisht me ushtrinë e tij me të cilën ndau plaçkën e luftës. /traditat Instagram/InforCulture.info
Historia e shqiptarëve në dy shekujt e fundit nuk mund të kuptohet vetëm përmes krijimit…
Çfarë na mëson një studim mbi fiset shqiptare për leximin e historisë së Peshterit.[1] Nga:…
Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…
Një vendim që disave u kushtoi jetën, të tjera i ndau nga familja…
Shumë njerëz nuk i kushtojnë shumë vëmendje gulçimit kur ngjiten shkallëve, duke e konsideruar…
Mjekja endokrinologe Bariola Duro, në kuadër të ciklit të podcasteve “Obeziteti, le të…