ishte shpallur armik i popullit dhe ishte dënuar me vdekje. Para pushkatimit, si dëshirë të fundit, kërkoi takim me të shoqen ku i la amanetin e fundit: Mari! Unë së shpejti do të shkoj në botën tjetër se këta kanë vendos me më pushkatu…por një amanet kam me ta lanë për tanë jetën: mos ma le nanën teme vetëm….
Vjeshtën e vitit 1946 në Malësinë e Madhe në Shkodër, nisi një raprezalje nga drejtuesit komunistë që sapo kishin marrë pushtetin. Sulmi erdhi edhe për shkak se ishte vrarë Babë Rexha, një ndër personazhet që po kryente masakra në malësi. Llesh Miri ishte në bjeshkë me bagëtitë ditën që u vra njeriu i komunistëve dhe nuk kishte dijeni për këtë ngjarje, por ishte një ndër personat e etiketuar si kundërshtar i regjimit. Llesh Miri bashkë me mikun e tij, Tomë Nikë Keqi, u arrestuan ato ditë vjeshte të vitit 1946. Brenda pak ditësh, xhelatët vendosën ta pushkatojnë Lleshin. Pasi ishte njohur me vendimin, kish kërkuar që të takohej me të shoqen për herë të fundit. Bashkëshortja e tij ishte Marie Miri që gjithashtu vinte nga një familje e cilësuar “armiq të popullit”.Maria mori rrugën drejt Krujës sapo u njoh me lajmin se e kërkonte i shoqi. “Mari! Unë së shpejti do të shkoj në botën tjetër se këta kanë vendos me më pushkatu…por një amanet kam me ta lanë për gjithë jetën: mos ma le nanën time vetem….”, ishte amaneti që Lleshi i la së shoqes. Ishte një barrë e rëndë për nusen e re dhe padyshim një vendim i vështirë. Por Maria nuk u mendua shumë gjatë dhe i dha fjalën të shoqit se nënë Lenën nuk do ta linte kurrë vetëm.
Lleshi shkoi i qetë në botën tjetër pasi mori premtimin e Maries.
Maria u kthye në konak dhe vazhdoi jetën me të vjehrrën Lenën. Maria nuk u martua kurrë më dhe e mbylli jetën e saj në shërbim të nënës plakë…jetoi persekutimin komunist sepse i grabitën gjithë pasurinë që kishte dhe e lanë fillikat me plakën pa asgjë për të jetuar. I hoqën triskën e frontit me të cilën mund të blinte bukë e ushqime… praktikisht i dënuan me uri dy gratë e mjera…
Nuk përfundon këtu kalvari. Kur panë se Maria nuk dorëzohej dhe vazhdonte të mbijetonte, vendosën ta internojnë në Tepelenë. Kështu nëna Lenë mbeti e vetme. Disa banorë të fisëm në fshatin Gurrë, u kujdesën që Lena të mbijetonte deri sa u kthye Maria, pas tri vitesh internim.
Nuk shkoi shumë kohë dhe nëna plakë ndërroi jetë nga mundimet e jetës. Shkoi nga kjo botë e dëshpëruar për birin që ia vranë e jetën e vështirë që pati pas tij. Ndërsa Maria vazhdoi jetën e vetme, e sulmuar papushim nga regjimi komunist. U cilësua deri në fund armike e popullit, por kurrë nuk u dorëzua.
Pas rrëzimit të diktaturës, Maria nisi të kërkojë eshtrat e të shoqit. E dinte afërsisht vendin ku ishte pushkatuar. I gjeti në malet e Krujës bashkë me të tjerë të vrarë nga diktatura. E njohu nga një dhëmb prej floriri që mbante Lleshi.
Marie Miri Maria organizoi ceremoni mortore për të shoqin sipas riteve të zonës. ndërroi jetë në vitin 2001. Gjithë malësia mori pjesë në atë varrim sepse Maria do të mbetej për atë krahinë si gruaja heroike e fisnike që çoi në vend amanetin e të shoqit e kurrë nuk u dorëzua nga diktatura komuniste.
Shkruan: Ahmet QERIQI Shembujt e këngëve rapsodike shqiptare ku stigmatizohet dhe dënohet fuqishëm akti i…
Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…
Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…
Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…