Periodikët në gjuhën shqipe në Itali janë njëzet e pesë dhe në pjesën më të madhe, dalin edhe në gjuhën italiane. Në Romë, Palermo, Bari e Corigliano Calabro, periodikët në gjuhën shqipe kanë pasur një jetë më të gjatë dhe kanë qenë më të shumta në numër, të shtyra nga aktiviteti i italo-shqiptarëve, të frymëzuara nga fjalët patriotike të Jeronim De Radës e Zef Skiroit, që me të drejtë, mund të cilësohen si bartësit direktë të idesë nacionale shqiptare.
Kështu shkruante më 1 shtator 1939, suplementi kulturor mujor “La Lettura”, i gazetës italiane “Corriere della Sera”, në faqen 71 të tij, në një artikull të G. Silvano Spinetti, nën titullin ”I giornali di lingua albanese stampati in Italia”. Artikulli, siç dëshmohet edhe nga vetë data e botimit, fliste nën dritën e entuziazmit fillestar të push timit italian të Shqipërisë, duke i bërë jehonë me këtë rast edhe propagandës fashiste, kështu që qysh në krye të herës, fjalët “kombi mik” apo “falë dëshirës së Mussolinit” janë pjesë përbërëse e tij. Por artikulli ka një vlerë të veçantë informative, pasi rendit me statistika të plota e të qarta, të gjithë historikun e periodikëve shqiptarë në Itali, duke ia nisur që nga mesi i shekullit të 19-të, kur ato nisën me “Shqiptari i Italisë” të Jeronim De Radës, e deri tek ato çka kishin mbetur, apo ishin sjellë përgjatë viteve e dekadave si prurje të reja nga komunitetet lokale apo sociale, shkencore, intelektuale e studentore shqiptare në Itali.
Në artikull veçohet fakti se kundrejt kontributeve të komuniteteve të tjera patriotike shqiptare në Stamboll, Bukuresht, Sofie e Egjipt, ai i komunitetit shqiptar në Itali kishte qenë më domethënësi dhe vinte në dukje edhe ndihmën që shteti italian i kishte vënë në dispozicion këtij të fundit për të arritur qëllimet e veta. Sigurisht, se në këtë kontekst, për ta nxjerrë edhe më në pah kontributin italian, roli negativ i osmanëve, serbëve e grekëve për ta bllokuar përhapjen e gjuhës shqipe e botimeve që do të duhej të pasonin në dekadat e fundit të push timit osman, barazohet edhe me atë të austro-hungarezëve, çka nuk është se përkon me të vërtetë, ose të paktën jo tërësisht.
Botimet shqip, nga Napoli në Trieste
Thelbin e artikullit e përbën lista e periodikëve në gjuhën shqipe, të botuar deri në atë kohë në Itali, të cilëve u bashkangjiteshin emrat e themeluesve, apo të drejtuesve të tyre dhe lokaliteteve ku ishin nxjerrë për botim. Kështu, sipas autorit italian, ato ishin:
Në Napoli: “Shqiptari i Italisë” (“L’Albanese d’Italia”), 1848, drejtuar nga Jeronim De Rada.
“Shqipëria e Re” (“La Nuova Albania”), 1898-1904, drejtuar nga Gennaro Lusi.
“Flamuri i Shqipëris (“La Bandiera Albanese”), 1904, drejtuar nga Zef Skiroi.
Në Corigliano Calabro: “Fiamuri Arbrit” (La Bandieras d’Albania), 1883-1887, drejtuar nga Jeronim De Rada. Revista që u publikua pas saj, doli në Cosenza.
“Illi i Arbëreshëvet”; 1896, drejtuar nga arkipeshk Antonio Argondizza.
“L’Albania letteraria”, 1897, drejtuar nga Cosmo Serembe.
“La Nazione Albanese”, 1987-1924, drejtuar nga Anselmo Loreçhio.
Në Palermo: “Arbri i Rii”( La Giovane Albania), 1887, drejtuar nga Zef Skiroi.
“Rassegna italo-albanese”, 1919-1921 dhe 1927, drejtuar nga Rosolino Petrotta.
“Cronache italo-albanesi”, 1926, drejtuar nga Francesco Matranga.
Në Romë: “Zani Shqipënisë” ( L’Echo d’Albanie), 1899, në gjuhën shqipe e franceze, nxjerrë në botim nga një grup studiuesish.
“La Gazzetta Albanese”, 1904, drejtuar nga Terenc Toçi.
“Laimtari i Shqypenies” ( L’araldo d’Albania), 1905, drejtuar nga kont Vladani.
“La rivista dei Balcani”, 1912 – 1913, drejtuar nga Terenc Toçi.
“Kuvendi” ( Il Convegno); 1918, drejtuar nga Sotir Gjika.
“Shpresa e atdheut”, 1922, drejtuar nga studentët shqiptarë.
Në Trieste: “Dashamiri”, 1907, në dialektin gegë, drejtuar nga Mati Logoreci.
Në Piana del Greci ( Palermo): “Fiala e t’in Zoti” ( La Parola del Signore), 1912-1915, drejtuar nga Monsinjor Pal Skiroi ( Paolo Schiro).
Në Bari: “Corriere delle Puglie”, 1914-1918, me një faqe në shqip nga Sotir Gjoka.
“Zana”, 1914, drejtuar nga Lulo Malësori.
“Gazeta Shqiptare”, nga 1927, drejtuar nga Raffaele Gorjoux.
Në Reggio Calabria: “Albania”, 1920, drejtuar nga Antonio Rogneta Caffarelli.
Në Torino: “Studenti Shqiptar”, 1929, drejtuar nga Odhise Paskali.
Përveç tyre, në vitet 1905-1907, Nikolla Ivanaj, nuk e dimë mirë se në cilin qytet, publikoi periodikun “Shpresa e Shqypniis” ( La speranza dell’ Albania)
Liria e Shqipërisë, fryt edhe i Italisë
Më tej, Spinetti theksonte se: Rëndësia e periodikëve në gjuhën shqipe të shtypura në Itali është e madhe, sepse pavarësia dhe liria e popullit shqiptar janë frut, përveçse i aksionit këmbëngulës dhe bujar të Italisë, të rilindjes së ndjenjës kombëtare, bërë e mundur në pjesën më të madhe, nga aktiviteti politik inteligjent dhe operacional i patriotëve shqiptarë, rezidentë në Itali, të cilët, nën dritën e Romës, jo vetëm do të përfitonin në publikimet e studimet e tyre në gjuhën shqipe, por do u siguronin atdheut, manifestime më përfaqësuese të artit dhe të letërsisë së tyre popullore, duke kontribuar në një pjesë të madhe, në ngritjen shpirtërore të bashkëatdhetarëve të shtypur në atdhe apo të shpërndarë nëpër botë.
“Shqiptari i Italisë”, e para shqipe në botë
Përsa i përket kontributeve personale të figurave të shquara nga bota arbëreshe e shqiptare në Itali, në këtë kontekst, në artikull shkruhet se: Ia vlen të kujtojmë jo vetëm “Shqiptari i Italisë”, shtypur në Napoli në vitin 1848 nga Jeronim De Rada – që u bë kësisoj e para gazetë në botë, e publikuar në gjuhën shqipe, por se kontributi madhor në çështjen e kombit mik, u çua përpara nga gazetarë të shquar, të cilët një herë e një kohë kishin qenë edhe studiues të përkushtuar, ku përveç De Radës, ia vlen të përmendim: Skiroin, Lorekion, Beniçin, Toçin, Cosmo Serembe-n, L’Argondizza-n dhe vëllezërit Gaetano e Rosolino Petrotta.
Diferencat me kolonitë e tjera shqiptare
Përballë aktivitetit të tyre, vepra e shqiptarëve rezidentë në Stamboll, Bukuresht, Sofie, Greqi, Egjipt, Amerikë, e gjetkë, mund të thuhet se është mëse modeste, sepse gazetat dhe periodikët e nxjerrë nga shqiptarët në vitet më të vështira të jetës politike të atdheut të tyre, nuk kanë pasur influencën e atyre të publikuara në Itali, për të zgjuar ndjenjën kombëtare të shqiptarëve dhe që ta bënin kësisoj të interesohej botën e civilizuar për kauzën e tyre.
Turqit, grekët, serbët dhe austriakët penguan shqipen
Dhe kur në vitin 1909, pas hyrjes në fuqi të kushtetutës së re turke, në vitin 1908, e cila u jepte grupeve etnike të shtetit osman të drejtën për të shtypur e publikuar gazetat në gjuhën e tyre amë, nisën edhe në Shqipëri të lindnin gazeta e broshura të ndryshme periodike, të cilat nuk arritën dot të kishin kontributin e efektin e dëshiruar pasi u bojkotuan nga Turqia, apo u penguan të pene tronin nga Austria, Greqia, Serbia, por edhe sepse pjesa më e madhe nuk kishin – ashtusikurse ato të shtypura në Itali – një program të qartë aksioni dhe pene trimi.
Publicisti shqiptar në A. Cikosi, rezident në Rumani, i cili sigurisht se nuk mund të akuzohet se ushqen ndjenja të veçanta miqësore ndaj Italisë, shkruante kështu në 1896 në “Mesagerul” të Bukureshtit: “Pikënisja e çështjes kombëtare shqiptare, ka qenë shtysa e dhënë nga Italia”…
Aktualisht ekziston një periodik i vetëm në gjuhën shqipe i shtypur në Itali, “Gazeta Shqiptare”, e përditshmja për Shqipërinë në “Gazzeta del Mezzogiorno”, drejtuar nga Raffaele Gorjoux.
“Gazeta Shqiptare”, e vetmja e mbetur
Gjithë pjesa tjetër e artikullit i kushtohet më pas thuajse tërësisht “Gazetës Shqiptare” që në atë kohë gëzonte privilegjet e të qenurit pranë pushtetit dhe përdorej kështu gjerësisht si mjet i fortë propagandistik i regjimit fashist. Sipas autorit, “Gazeta Shqiptare” nisi të publikohet në Bari më 10 korrik 1927, si një supplement i “Gazzetta di Puglia”, dhe më vonë u transformua në “Gazzetta della Mezzogirono”. Ndër bashkëpunëtorët e vet – thuhej më tej në atë material – njerëzit më të shquar me kompetencë profesionale e kulturore, përveç të ndjerit Luigj Gurakuqi, ish-Ministri shqiptar i Financave, – Sekretari i Partisë Fashiste shqiptare, Tefik Mbrorja, Senatori Mustafa Merlika Kruja, Prof. Doktor Ernest Koliqi, Ministër i Punëve Botore, Doktor Nicola Lorusso Attoma, Drejtor i Përgjithshëm i Shtypit, Propagandës dhe Turizmit pranë Mëkëmbësisë së Përgjithshme të Shqipërisë. “Gazeta Shqiptare”, që mund të definohet si shprehja më e mirë dhe më e plotë e mendimit italo-shqiptar, duke e vlerësuar nga mjetet e saj të gjëra teknike dhe nga organizimi i saj i madh gazetaresk, është sot vazhduesja më e denjë e së shkuarës së lavdishme të periodikëve të panumërt italo-shqiptare, të cilët qysh nga kohët e hershme.
Botime edhe jashtë Italisë
Në paragrafet e fundit autori flet për kontributet që kishin sjellë në këtë drejtim shqiptarët e Italisë edhe jashtë saj, në komunitetet e Amerikës Latine e në SHBA. Kështu, aty thuhet se: Përveçse në Itali, shqiptarët e Italisë u bënë promovues të ideve kombëtare shqiptare edhe jashtë vendit të tyre, në dy Amerikat, me botimet e tyre si “La Questione albanese”, 1905 dhe “La Lega Albanese”, 1906, në Buenos Aires, drejtuar nga Orazio Iranni, lindur në Lungo, dhe “Afrimi”, 1922-1926, “Albania” në Nju Jork,drejtuar nga Pietro Scaglione. Lindur në Piana dei Greci. Periodiku “Albania”, themeluar në 1929, vijon të botohet në mënyrë të rregullt edhe sot e kësaj dite.
“Shqiptari” i De Radës
Origjinali u gjet shumë vonë një familje arbëreshe
Ndërsa artikulli origjinal i vitit 1939, shoqërohet me një faksimile të gazetës “Shqiptari i Italisë”, fati i versionit origjinal të kësaj gazete, e cila edhe sipas artikullshkruesit përmbushte dy rekorde më vete, do të mësohej shumë dekada më vonë, kur profesori i mirënjohur i katedrës së albanologjisë në Kalabri, Francesco Altimari, do të shprehej vetëm pak muaj më parë ( shih: Gazeta Shqip, Altimari: “Shqiptarin” e De Radës e gjetëm në një familje arbëreshe, 19 nëntor 2012) në një aktivitet të zhvilluar nga Instituti Italian i Kulturës gjatë ditëve të panairit të librit në Tiranë se: “Kopjet origjinale të kësaj gazete, nuk i kemi gjetur dot në asnjë bibliotekë, përveç dy numrave që ruheshin në Bibliotekën Campobasso. Ishte e mrekullueshme t’i gjenim në një familje intelektuale arbëreshe, që jetojnë në një fshat të Kalabrisë, të cilët kanë një koleksion të jashtëzakonshëm të revistave dhe ruajnë pothuajse të gjithë numrat e ‘Shqiptarit të Italisë”. Nga 29 numrat e kësaj gazette, na mungojnë vetëm dy, numri i katërt dhe i 16-të”, ka treguar Altimari, i cili kishte sjellë me vete një numër origjinal të kësaj gazete. /DITA/InforCulture.info
Jeni ose një lëvizës i këmbëve ose dikush që irritohet shumë nga kërcimi i…
Termi djathë zviceran nuk i referohet nga vjen djathi, por lloji i djathit, ose…
Deva ishte politikan me prejardhje nga qyteti i Mitrovisë. Ai gjithashtu ishte ministër i…
“Oral History Kosovo” në profilin e tyre zyrtar në “Instagram”, kanë publikuar fotografi nga…
Për shumë njerëz ky është një lëng që funksionon kundër kollës dhe problemeve me…
Shurupi i mollës është një nga lëngjet më të shëndetshme që mund të konsumoni…