<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Buka më e mirë për rënien nga pesha

Buka është një nga produktet që nuk mungon asnjëherë në shtëpitë tona. Aroma e saj kur sapo ka dalë nga furra është e parezistueshme. Buka është shoqëruese e çdo vakti gjatë ditës dhe shpesh herë ‘fajtorja’ e kilogramëve të tepërt. Në stinën e verës të gjithë synojnë që të humbasin peshë, por dietat nuk lejojnë konsumimin e bukës.

Ndaj ju prezantojmë me një recetë të shëndetshme dhe që ju lejon të humbisni peshë. Thekra është një drithë që ndryshe nga gruri, ka më pak kalori dhe më shumë fibër dhe ju mban më gjatë të ngopur. Buka e thekrës është e pasur me vitamina B që i japin organizmit energji gjatë ditës, dhe ndihmojnë sistemin tretës. Pra me këtë recetë ju do të përgatisni një bukë jo vetëm të shijshme, por edhe të shëndetshme.

Përbërësit
500 gr miell thekre
1 lugë çaji kripë
11 gr maja e thatë
330 ml ujë i ngrohtë
Vaj

Përgatitja
Në një tas të thellë shtoni miellin, kripën dhe majanë e bukës. Përzjejeni mirë me një lugë dhe më pas filloni të shtoni ujin ngadalë. Sugjerohet që pasi të keni hedhur të gjithë sasinë e ujit, kalojeni brumin në tavolinë dhe punojeni me duar. Merrni tasin dhe lyejeni mirë me vaj, aty vendosni brumin dhe lëreni të pushojë për dy orë në një vend të ngrohtë. Sigurohuni që tasin ta mbuloni ose me një pecetë kuzhine ose me qese kuzhine.

Pasi të ketë kaluar koha e nevojitur, lyeni një tavë mesatare me pak vaj dhe miell. Kalojeni brumin tek tava dhe shtypeni lehtë me duar për ta hapur sa më mirë. Mbulojeni përsëri me një pecetë dhe lëreni dhe dhjetë minuta që brumi të fryhet akoma dhe më shumë. Para se ta fusni për ta pjekur, bëni disa prerje me një thikë në sipërfaqen e brumin. Furrën vendoseni në 250 gradë dhe piqeni bukën për 20 minuta.

Nëse nuk dëshironi që korja e bukës t’ju dali e fortë, mjafton që ta spërkatni me pak ujë dhe kripë gjatë kohës që piqet në furrë. Pasi ta hiqni nga furra, lëreni të ftohet pak para se ta nxirrni nga tava. Këtë bukë mund ta ruani në qese letre ose të mbështjellë me pecetë të thatë. Shija e saj do të jetë më e plotë se buka e zakonshme e grurit, duke qenë se thekra është më shijshme. Për më tepër ajo është më e shëndetshme dhe perfekte për t’u konsumuar nëse dëshironi të bini nga pesha por nuk e lini dot bukën.

postbck postbck

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

1 day ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

1 day ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

1 day ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

1 day ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

1 day ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

1 day ago