<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mjeku shqiptar i marinës amerikane që frymëzoi autorin e veprës “Mr. Roberts”

Agron Alibali, në veprën e tij studimore “Faik Konica dhe dritëhijet e një diplomati”, sjell për lexuesit një fakt interesant.

Në këtë vepër përmendet mjeku shqiptar Andreë Elia, i cili thuhet se frymëzoi shkrimtarin Thomas Heggen në kryeveprën e tij, “Mr. Roberts”. Vepra u adaptua për teatër dhe TV, ndërsa në filmin e vitit 1955 luajtën aktorët e njohur: Henry Fonda, James Cagney dhe Jack Lemmon.

“Zonjusha Dhimitra Cina nga Korça kishte mbaruar studimet për mjekësi në “Boston University” dhe kërkonte bursë për dy vitet e praktikës mësimore. Konica i drejtohej Ministrisë së Arsimit duke i shpjeguar se Dhimitra Cinës, Tirana i kishte premtuar bursë njëzet herë dhe kurrë nuk ja kishte dhënë, prandaj duhet ‘t’i jepej për këto dy vjet’. Ministria e Arsimit reagoi pozitivisht ndaj kërkesës së Konicës. Me vendim të Këshillit të Ministrisë së Arsimit, më 2 gusht 1929 u miratua bursë për të marrë mësime praktike mjekësore në spitalet e Bostonit. Dhimitra Cina përfundoi me sukses studimet për mjekësi dhe më pas qëndroi në Boston ku u martua me dr. Andrew Elia, të parin mjek të Diasporës shqiptaro-amerikane dhe mik i ngushtë i Konicës. Dr. Elia shërbeu edhe në Luftën e Dytë Botërore dhe ishte nismëtar i ngritjes së “Shoqatës së Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë” në vitin 1946. Dr. Elia, si mjeku i anijes, frymëzoi shkrimtarin amerikan Thomas Heggen në librin e tij të njohur ‘Mr. Roberts’. Më pas libri u kthye në shfaqje muzikore-teatrale dhe mandej në film i luajtur nga Hendry Fonda. Thuhet se kur drama u luajt në Boston, autori i saj, Thomas Heggen, prezantoi para publikut dr. Elian dhe gruan e tij, dr. Dhimitra Cina, dhe i ftoi të takoheshin me aktorët në prapaskenë”, thuhet në veprën e Alibalit

postbck postbck

Recent Posts

Preshevari që dizajnoi stemën e UÇK-së, ja cila është historia…

Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…

20 hours ago

Shtatë gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

    Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…

21 hours ago

Pse duhet të jetë në dietën tuaj lëngu i shegës?

    Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…

21 hours ago

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

4 days ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

4 days ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

4 days ago