Sfirca është një fshat kodrinoro-malor që ndodhet në Komunën e Medvegjës në kufi me Kosovën, në jug kufizohet me fshatin Sfircë në Komunën e Dardanës, këta 2 fshatra kanë qenë një, por u ndanë padrejtësisht në Kongresin e Berlinit me 1878.
Lartësia më e madhe mbidetare e këtij fshati është rreth 1075 metra afër kufirit me Kosovën. Sfirca e Medvegjës ka një sipërfaqe rreth 22 km2. Në vitin 1971 Sfirca kishte 1299 banor e që atëherë filloi të ulet numri i popullsisë përshkak të emigrimit të popullsisë në drejtim të Kosovës, si shkas situate e pasigurisë dhe shtypjes nga ana e pushtetit serb. Në këtë vendbanim në vitin 1991 popullsia arriti numrin prej 368 banorësh deri sa në 2002 u rrit përsëri duke shkuar në 501 banorë.
Me dëbimin e shqiptarëve nga Medvegja, tani ka mbetur një numër i vogël i shqiptarëve edhe në fshatin Sfircë. Në regjistrimet e 2011 ky fshat shqiptar në Serbi ka arritur në numrin minimal të banorëve me një numër prej 77 banorësh. /traditat, Instagram /InforCulture.info
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…
Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…
Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…
Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…
Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…
Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, e administruar së bashku me një ilaç…