Shkruan: Haxhi Mehmetaj
Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri të ushtarit më origjinë ilire Aurelius Bato, i cili kishte jetuar 30 vjet, 12 prej të cilave i kishte kaluar në shërbim ushtarak në njësitin e legjionin 7 Claudia. Monumentin të birit të tij të virtytshëm ia kishte ngritur i ati Aurelius Viator. Babë e bir bartin gentilicin perandorak romak Aurelius, ndërsa i biri sipas formulës onomastike tri gjymtyrësh ruan emrin ilir Bato në cilësinë e kognomenit. Nuk dihen shkaqet e vdekjes së ushtarit të ri. Stela i takon shek. III pas Krishtit.
Në fund të shek. XX gjatë rregullimit të rrugës së fshatit Kaliqan të Komunës së Istogut, në vendin Gjyshkokë, ishin gjetur dy fragmente të një monumenti mbi varrezor – stele dardane më mbishkrim latin, ndërsa në vitin 2017 në po të nijetin vend u gjetën edhe tri fragmente të tjera të cilat epin të plotë mbishkrimin e nekrologut të stelës, e cila ruhet në Muzeun e Shtëpisë së Kulturës së Istogut. Stela është punuar në gurë gëlqeror dhe ka këto dimensione: gjatësia 151cm, gjerësia 60cm dhe trashësia 25cm. Përbehet nga edikula, fusha mbishkrimore e profilizuar, korniza e zbukuruar me hardhi me kalavesh rrushi dhe fleta urthi. Në edikulë ruhet pjesërisht portreti, përkatësisht pjesë të veshjes së një burri. Mungon ena me dy vegje – kantari, qe zakonisht shoqëron stelat dardane të këtij tipi.
Më shkronja të madhësisë prej 4.7 deri në 5cm është shkruar mbishkrim në tetë rreshta: DM/AVR BATO/MILES LEG V(II)/CL VIXIT AN(nis)/ XXX MIL(it)/ANNIS XII A(ur)/VIATOR PATE(r)/FIL.PP/, dhe lexohet: Dis Manibus Aurelius Bato, miles legionis VII Flavie vixit annis XXX militavis annis XII. Aurelius Viator, pater filio pientissimo posuit. Ndërsa përkthehet : Maneve, hyjnive të nëndheshëm, Aurelius Bato, ushtar i Legjionit VII Claudia, i cili kishte jetuar 30 vjet dhe në ushtri kishte shërbyer 12 vjet. Aurelius Viator ia ngriti (monumentin) të birit më të virtytshëm.
Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri të ushtarit më origjinë ilire Aurelius Bato, i cili kishte jetuar 30 vjet, 12 prej të cilave i kishte kaluar në shërbim ushtarak në njësitin e legjionin 7.Claudia Monumentin të birit të tij të virtytshëm ia kishte ngritur i ati Aurelius Viator. Babë e bir bartin gentilicin perandorak romak Aurelius, ndërsa i biri sipas formulës onomastike tri gjymtyrësh ruan emrin ilir Bato në cilësinë e kognomenit. Ushtari kishte trashëguar të drejtën e Qytetarisë Romake nga i ati, me gjasë sipas ediktit perandorak të Karakalës, të viteve 211 – 217. Nuk dihen shkaqet e vdekjes së ushtarit të ri. Stela i takon shek. III pas Krishtit.
Stela e Kaliqanit
(foto dhe dizajni:Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…