<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Gojko, Gjergj dhe Gjon Balsha, djemtë e Pal Balshës dhe të Jelena Kastriotit e motra e Gjergj Kastriotit

Gojko, Gjergj dhe Gjon Balsha ishin princa arbër të Misisë zonë bregdetare nga Drini i Bardhë drejt Adriatikut. Ata ishin djemtë e Pal Balshës dhe të Jelena Kastriotit e motra e Gjergj Kastriotit. Që të tre morën pjesë në Besëlidhjen e Lezhës ku dhe Gjergji spikati më së shumti nga tre vëllezërit.

Në vitin 1451 Skënderbeu ndërtoi kështjellën e Modricës me qëllim zëvëndësimin e asaj të Svetigradit pak vite pas humbjes së kësaj të fundit. Gjergj Balsha u zgjodh komandant i kësaj kështjelle. Beteja e parë e Modricës ndodhi në të njejtin vit që kjo kështjellë u ndërtua dhe u fitua nga ana e arbërve por herën e dytë që forcat osmane erdhën, në 18 tetor 1457 arritën të korruptonin Gjergj Balshën duke blerë kështjellën me 30 000 dukatë, plani i saj ishte të dukej si pakujdesi e garnizonit të kështjellës.

Vepra e Gjergjit u zbulua dhe pasi e pranoi u burgos si tradhëtar duke kryer dënimin në Napoli, pronat dhe pasuria e tij i kaluan të vëllait, Gjon Balshës. Gojko Balsha u martua me Komnenën të bijën e Gjergj Arianitit me të cilën pati 2 djem dhe 1 vajzë, vetë Gojko vdiq në 1468, djemtë jetuan dhe vdiqën në Hungari ndërsa e bija Maria u martua në Kështjellën Muro Lucano.

Por të rikthehemi tek Gjon Balsha i cili ishte komandanti i një njësie prej 500 kalorësish të dërguar nga Skënderbeu për të mbështetur Ferdinand I të Napolit, sundimi i të cilit u kërcënua nga Dinastia Angevin, përpara se Skënderbeu vetë të drejtojë një ekspeditë ushtarake në Itali. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, Gjon Balsha vazhdoi të luftonte në krahë të venedikasve kundër osmanëve, njejtë si i vëllai Gojko dhe disa prijës të tjerë arbër. Në 1469 Gjoni kërkoi nga Senati Venedikut t’i kthente pronën e tij të konfiskuar që përbëhej nga Kalaja e Petrelës, një titull në Krujë, territori midis Krujës dhe Durrësit dhe fshatrave në rajonin e Thumanës. Venediku kryesisht pranoi dëshirat e Gjon Balshës dhe e quajtën si pasardhës së Gjergj Kastriotit por gabimi i tij ishte se ai këmbënguli që furnizimet me grurë venedikas për Krujën e cila ishte nën sundimin e venedikut dhe e rrethuar nga osmanët mund të transportoheshin nëpër territorin e tij vetëm pasi t’i jepej një leje vjetore.

Guvernatoti venedikas në Shkodër e kuptoi që kërkesat e Gjon Balshës do të kishin pasoja dhe kështu mblodhi forcat e tij në Shkodër, gjithashtu dhe disa fisnikë arbër besnik të Venedikut duke u nisur drejt Gjonit. Gjon Balsha ngriti pritë në shtëpinë ku u takua me venedikasit por gjithsesi u mposht dhe koka e tij u ekspozua përpara njerëzve të zonës. /traditat, Instagram/ InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

7 hours ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

7 hours ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

8 hours ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

8 hours ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

8 hours ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

9 hours ago