<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Arbërishtja, gjuhë apo dialekt?

Dëgjojmë dhe lexojmë shpesh të flitet për “gjuhën arbëreshe”, sikur mes shqiptarëve të Italisë të kishte një kod gjuhësor, të vetëm dhe unik, i përbashkët për të gjithë pesëdhjetë komunitet shqiptare, me specifikën e vet dhe me një akt normativ të vetin.

Shqiptaro-italianët në fakt, nuk kanë, dhe aq më pak përdorin një kod gjuhësorë të homogjenizuar, kështu që më shumë se të përcaktohet arbërishtja një “gjuhë” është më e saktë që të tregohet, si për qëllime praktike, ashtu edhe për ato teorike, si një larmi gjuhësore dialektore, për ata shqiptarë që u vendosën në territorin italian nga rreth shekullit XV dhe, më saktësisht, të flitet për origjinën e saj në degën dialektore toskane të folur në Shqipërinë e Jugut dhe, pjesërisht, në komunitetet arvanite shqipfolëse të Greqisë.

Jemi ballafaquar me një numër të larmishëm gjuhësh, aq sa ka edhe bashkësi. Disa, deri diku më të ngjashme në strukturë dhe të tjera më të ndryshme deri në pikën që të mos jenë të kuptueshme reciprokisht mes bashkësive të ndryshme.

Për këtë arsye ata që flasin arbërisht në dialekte të ndryshëm me shumë vështirësi arrijnë të mbajnë një bisedë me argumenta në arbërisht, duke preferuar për më shumë lehtësi dhe komoditet të flasin në gjuhën italiane, një gjuhë që kuptohet nga të gjithë, e veçanërisht në rastet kur bisedat janë të një niveli ndryshe nga bisedat familjare ose të përditshmërisë.

Sigurisht që kjo divergjencë është pasojë e evolucionit që ata kanë pësuar në Itali si rezultat i marrëdhënieve të vazhdueshme me dialektet romane dhe me italishten rajonale, por, siç shprehet me të drejtë Çabej (1975), ka të ngjarë që dallimet e dukshme gjuhësore midis grupeve të refugjatëve që krijuan komunitetet e Diasporës italiane për të cilat arbërishtja është rezultat i përbashkët natyror i dy faktorëve, “tradita dhe inovacioni”, të cilët kanë funksionuar në harkun e pesë shekujve.

Një nga shenjat dalluese të kësaj divergjence origjinale, sipas Hamp (2000, të dhëna personale) është, për shembull, ndryshimi i foljes në vetën e tretë njëjës. Për shembull rezultati i ndryshëm në vetën e tretë njëjës të foljes “është”, i cili shfaqet si “isht” në zonat dialektore periferike në Molise, Puglia, Campania, Bazilikata Veriore dhe Siçilia (një pjesë e përbashkët me Mandritsa në Bullgari dhe Màndres në Greqi) e cila do të gjurmojë origjinën e këtyre popullatave në komunitetet arvanite të Moreas (Peloponezit), ndërsa në zonat e mbetura të Bazilikata Jugore dhe Kalabria ruan formën (me nuanca të ndryshme të shqiptimit) “ësht” me (ë); krahas këtij treguesi interesant, do të jetë mirë të kujtohet edhe pjesëmarrja e fenomeneve të tjera në fushën e fonetikës, morfologjisë, sintaksës dhe leksikut të cilat kontribuojnë në përcaktimin e mëtejshëm të “gjuhës” së popullit italo-shqiptar.

“Marrë nga Studim antropologjik i komunitetit Arbëreshe në provincën e Torinos nga Antonio Tagarelli”

Burimi: Diaspora Shqiptare/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë të njëjtin paralajmërim që nga fëmijëria: “Mos…

8 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

13 hours ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

14 hours ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

14 hours ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

1 day ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

1 day ago