Nga Aurenc Bebja °, Francë – 24 Maj 2017
Në librin me titull « Le Chansonnier des grâces : avec la musique gravée des airs nouveau », botuar në vitin 1830 në Francë, gjejmë, në faqen e tij n° 165, një këngë të rrallë dhe të bukur të marinarëve ilirë, e sjellur në gjuhën frënge nga poeti romantik francez, Evariste Boulay – Paty (1804 – 1864).
Këto vargje janë thurur asokohe për gratë ilire, të cilat prisnin në breg kthimin e marinarëve të tyre. Lundrimi i trimave ilirë ka qenë disi i vështirë për shkak të pengesave të ndryshme, megjithatë ata nuk janë dekurajuar.
Madje, tingujt e kësaj kënge për bukuroshet e tyre kanë qenë motivues për të kapërcyer çdo vështirësi. Për më shumë, do të gjeni në vijim këngën e plotë, sjellë ekskluzivisht në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :
Hëna shkëlqen dhe rrëshqet në mesin e yjeve,
Gjiri reflekton kaltërsinë e qiellit të kthjellët ;
Dhe flladi i mbrëmjes, i butë në ballin e marinarit,
Nuk fryn më mbi velat tona li të bardhë.
Pisombo ! Pisombo ! *
Le të përkulemi duke kënduar, dhe rremi i gjatë
Të ngrihet hijshëm e të zbresë me ritme të barabarta !
Harmonia e muzgut të tij është bukuria e ujërave.
Të nanurisemi e ta çajmë shkumën me tehun e tij !
Pisombo ! Pisombo !
Të lundrojmë në vallen e gëzueshme të vajzave nga Raguza,
Me gërshetat e gjata, lëkurën e bardhë dhe syrin e zi ;
I dëgjoj këngët e tyre larg në qetësinë e mbrëmjes ;
Por një vonesë e paparishikuar na pengon nga dashuria e tyre.
Pisombo ! Pisombo !
Ta sigurojmë të dashurën tonë të ulur në plazh ;
Se kënga jonë, duke njoftuar kthimin,
Shtrihet mbi valët ku mbretëron një gjysëm-ditë
E ky refren i ëmbël të fluturojë deri në breg !
Pisombo ! Pisombo !
* Marinarët ilirë përsëritnin këtë fjalë, kur këndonin gjatë lundrimit me qëllim për të harmonizuar lëvizjet e tyre./InforCulture.info
Të ka ndodhur (sigurisht që po) të zgjohesh në mes të natës i/e frikësuar…
Një analizë e ekspertëve ka nxjerrë në pah disa nga pickimet më të dhimbshme në…
KULTURA ILIRE DHE NDIKIMI I SAJ NË GJITHË EUROPËN. KULTURA E HALLSTATT-IT, KULTURA E LAUSITZ-IT,…
Abdullah Klinaku “Unë do vete për kërkim nëpër udhën e gjatë të gjetur dituri, atë…
Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…