<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë janë probiotikët, ku mund t’i gjeni dhe pse duhet t’i merrni në këtë kohë virozash

Pavarësisht strategjive të zbatuara anë e mbanë botës, shkalla e infeksionit të COVID-19 po rritet dita ditës duke vënë rrezik sistemet shëndetësore në të gjithë globin.

Në një kohë kur industria farmaceutike është zhytur kokë e këmbë në kërkime shkencore për të zbuluar vaksinën, kjo e fundit nuk do të jetë gati në të ardhmen e afërt, ndaj shkencëtarët po bëjnë gjithnjë e më shumë thirrje për zbatimin e strategjive të parandalimit.

Ndonëse transmetimi i virusit besohet të bëhet nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes, stomaku mund të jetë gjithashtu një faktor kontribues në përhapjen e tij në organizëm.

Çfarë janë probiotikët dhe si na ndihmojnë?

Probiotikët janë një lloj bakteri i mire, që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale. Ekuilibri i mikro organizmave prishet për arsye të caktuara, kryesisht prej antibiotikëve por edhe stresit që në ditët e sotme është në nivele tepër të larta.

Probiotikët ndihmojnë për të barazpeshuar nivelin e mikro organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet. Ato na mbrojnë nga patogjenët, pra nga mikroorganizmat e dëmshëm. Probiotikët detoksifikojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm si dhe prodhojnë vitamina dhe përbërës të tjerë. E fundit por jo për nga rëndësia, probiotikët rivendosin ekuilibrat në sistemin imunitar.

Probiotikët, “heronjtë” e shëndetit në kohë pandemie

Që të kuptojmë rëndësinë e probiotikëve, duhet të mësojmë më shumë për mikrobet, që në pjesën më të madhe, kanë të mira për shëndetin.

Në trupin e njeriut gjenden miliarda mikro-organizma të tillë, disa prej të cilëve na sëmurin e një pjesë madhore na mbrojnë. Bakteret janë mikro-organizma një qelizorë dhe vetëm 1 përqind e tyre janë përgjegjës për sëmundjet. Viruset janë më sfidues sepse nuk kanë qelizë dhe zaptojnë ato ekzistuese që janë të shëndetshme dhe më pas shumohen falë tyre.

Qelizat bartëse janë thelbësore për viruset, një pjesë e të cilave janë përgjegjëse për të ftohurën e të tjerë për sëmundje më vdekjeprurëse siç është Sida, fruthi apo infeksioni i COVID-19. Viruset luftohen me anë të mjekimeve dhe kjo është arsyeja përse vaksinat shërbejnë për të trajnuar imunitetin që të jetë më i përgatitur.

Duke mos jetuar jetën normalisht, njerëzit nuk po ekspozohen ndaj mikrobeve natyrale që mbështesin imunitetin, metabolizmin, tretjen dhe trurin, të rrezikuara tashmë prej COVID-19. Probiotikët janë heronjtë tanë në këtë mjedis të rrezikshëm sepse ato stimulojnë popullësinë aktuale të baktereve në stomak dhe qelizat.

Probiotikët zgjojnë bakteret gjumashe të mira në trup dhe i vënë ato në punë për të na mbrojtur. Njerëzit që marrin probiotikë thonë se ndihen më mirë sepse një stomak i lumtur nënkupton një organizëm shumë më të shëndetshëm e të mbrojtur./agroweb/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

12 hours ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

12 hours ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

18 hours ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

19 hours ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

1 day ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

2 days ago