<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Binak Ali Mulosmanaj i njohur si Binak Alia i lindur në vitin 1805 në Bujan


Binak Ali Mulosmanaj i njohur si Binak Alia i lindur në vitin 1805 në Bujan, i biri i Ali Mulosmanit, bajraktarë i fisit Krasniqe, nga Malësia e Gjakovës. Familja e tij, më 1820,kur ai ishte vetëm 15 vjeçar, sapo kishte përfunduar ndërtimin e kullës së famshme të Krasniqes, ndaj duke njohur zgjuarsinë e veçantë e cila ishte e rrallë për djemtë e asaj moshe, bashkëfamiljarët do të insistonin që Binak Alia të pranohej një vit më herët në kuvend, dhe burrëria e tij bashkë me Kullën e re të përuroheshin njëherazi solemnisht, edhe pse ai ishe ende i ri.

Qysh nga ajo kohë, kulla e tij do të bëhej një nga selitë kryesore ku do mbaheshin qindra kuvende dhe merreshin po aq vendime me rëndësi, sa që ajo të kthehej në mit kuvendesh, kurse Binak Alia në legjendë të drejtësisë dhe pleqësisë popullore. Tanzimati shkaktoi dy kryengritje të mëdha, nën udhëheqjen e Binak Alisë së Krasniqes u bashkuan Gashi, Bytyqi, Hasi dhe Reka, të cilat në muajin Maj të vitit 1845, me rreth 8000 kryengritës malësorë, do t’a përzinin garnizonin turk dhe çlironin përkohësisht Gjakovën. Perandoria Osmane në vitin 1862, do të dërgonte Maxharr Pashën me një ushtri të madhe të armatosur me topa dhe artileri, për pushtimin e Bujanit dhe Krasniqes së Madhe si dhe nënshtrimin e gjithë Malësisë.

Përsëri nën udhëheqjen e Binak Alisë me mungesë armësh dhe municionesh malësorët arritën duke vrarë dhe mbytur në lumin e Valbonës mbi 1500 osmanë. Në këto luftime, Binak Alia u dallua si udhëheqës i madh, emri i të cilit u bë i njohur në Malësi, Gash, Krasniqe ,Bytyç dhe Kosovën anë e mbanë, ndërsa Mic Sokoli, nipi i Binak Alisë, edhe pse ishte i ri, tregoi një trimëri të paparë deri atëherë.


Binak Alia, do të bënte emër të madh drejtësinë tradicionale shqiptare i cili me dijen dhe njohurit e tij, disa herë do të kalonte edhe caqet e kufijve kanunor, duke zbatuar zgjidhje personale, të domosdoshme për pajtimin e zënkave dhe vendosjen e paqes në mes njerëzve, e ndonjë herë edhe brenda së njëjtës familje.

Megjithëse në atë kohë ai ishte 72 vjeçar, emri që kishte bërë me veprat e tij në luftë kundër armiqve dhe sukseset për pajtimin e shqiptarëve, Binak Alinë e bënë pjesë të Këshillit Kombëtar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kjo Lidhje Kombëtare, pati jo vetëm atë, por edhe Mic Sokolin, si dhe djemtë e Binak Alisë nga komandantët më trima të luftës kundër forcave turke dhe atyre serbo-malazeze.

Edhe pas mbledhjes së mbajtur nga krerët e Plavës dhe të Gucisë, kur do të jepej kushtrimi për mbrojtjen e tyre, dera e parë ku delegacioni i kryesuar nga Jakup Ferri, do të trokisnin për ndihmë, ishte ajo e Kullës së Binak Alisë së Krasniqes, i cili në krye të 600 luftëtarëve nga malësia do të vendosej në Plavë e Guci për mbrojtjen e tyre nga malazezët, pas të cilit do të mbërrinte edhe Kadri Bajri me 300 rugovas. Binak Alia ndërroi jetë më 1895 në moshën 90 vjeçare. /traditat, Instagram/ InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Hafiz Ali Kraja dhe At Pjetër Meshkalla, miqësia që sfidoi diktaturën dhe dëshmoi bashkëjetesën e harmonishme fetare

Albert Vataj Në këtë ditë të shënuar të Fitër Bajramit, le të kujtojmë se pasuria…

21 hours ago

Pak kush di për Ahmet Zogun këto që ka shkruar bashkëpunëtori i tij

Ragip Kciku Hajredin Cakrrani INTERESANTE!!! Pak kush di për Ahmet Zogun këto që ka shkruar…

22 hours ago

Kur Kraleva (Karanovaci) dhe Beogradi banoheshin nga shqiptarët në vitet 1784 – 1830

Baki Shala Përkthim: "Karanovaci (sot Kraleva), qytet i vogël. Qyteti i Karanovcit u themelua në…

22 hours ago

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat, arti i…

22 hours ago

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

2 days ago