<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

118 shqiptarët që ndaloheshin të hynin në Shqipëri deri më 1991-in

Nga Kastriot Dervishi

Me dekretin nr.3005, datë 23.11.1959 të Presidiumit të Kuvendit Popullor regjimi komunist pat shpallur një amnisti për të arratisurit politike, prej së cilës u amnistuan 7.003 persona dhe u cilësuan “kr iminelë lufte” 208 të tjerë.

Nga kjo amnisti u riatdhesuan në Shqipëri vetëm 60 persona, një pjesë e të cilëve edhe u burgosën pas një farë kohe.

Nga 208 personat, jetonin në fundin e vitit 1990, rreth 104 persona.

Në vitin 1991 në kushtet e reja, trashëgimtarët e regjimit komunist kërkuan “aktualizimin” e dekretit të vitit 1959. Një informacion nr.959, datës 4.9.1991 i Ministrisë së Rendit Publik, listoi 118 persona si “kr iminelë”.

Formulimi i listës u bë në mënyrë naive dhe qesharake nga Ministria e Rendit Politik, në bazë të dekretit të amnistisë së vitit 1959. Nuk ishte kurrfarë akti ligjor në përcaktimin e saj.

Autoritetet e ministrisë në fjalë, bënë një interpretim idiot të dekretit të vitit 1959, pa marrë parasysh rrethanat e reja në të cilat ndodhej Shqipëria. Kryegafa e kësaj liste me “kr iminelë” ishte zëvendësimi i Mbretit Zog me Leka Zogun

Pra hartuesit e listës i njihnin të drejtën vetes të vendosnin për “trashëgiminë” e “kr iminelëve”.

Dhe meqë Leka Zogu ishte 5 vjeç kur mbaroi lufta, ai ishte bërë “kr iminel”. Ky dokument me fjalinë shoqëruese “Lista emërore e kr iminelëve të arratisur jashtë shtetit që nuk përfitojnë nga amnistia e bërë me dekretin nr.3005, datë 23.11.1959”, nuk njihet deri sot.

Atë e hartuan oficerë Sigurimi që punonin në atë kohë në Ministrinë e Rendit Publik. Çdo pikë e kalimit kufitar kishte urdhër t’i ndalonte personat e kësaj liste të hynin në Shqipëri.

Por, sikurse e përmenda, kjo listë përbëhej nga të vdekur e të gjallë, duke e paraqitur kështu si një listë qesharake.

Listë nuk pati fuqi. Të arratisurit u amnistuan me nenin 2 të ligjit nr.7514, datë 30.9.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përnd jekurve politikë”.

Lista e “kr iminelëve të luftës” e datës 4.9.1991

1-Leka Zogu
2-Azem Mustafa Shehu
3-Avdul (Aqif) Emin Kadiu
4-Alo Muke Luarasi

5-Asllan Zenel Cenaj
6-Ajdin Qazim Mete
7-Abulla MuratKaloshi
8-Ali Kajmak Tubova

9-Ago Sherif Agaj
10-Asim Shefqet Jakova
11-Abaz Fejzo Ermenji
12-Bajrush Azem Kosova
13-Bardhok Shkurt Markaj

14-Dodë Bardhok Gjini
15-Ditar Ibrahim Kurtesi
16-Dilaver HasanKacuqi (u dogj dhjetor 1951)
17-Dilaver Dino Begu
18-Dhimitër Miho Maksakuli

19-Enver Mehmet Shaska
20-Enver Selman Dangëllia
21-Eqrem Hysen Peshkëpia
22-Enver Halim Peshkëpia

23-Eqrem Mahmet Telhaj
24-Ndue Frrok Dushi
25-Gjon Mark Jaku
26-Gjon Marka Çupi
27-Gjon GjetoVokrri

28-Gjon Marka Ndou
29-Hysen Osman Vërçani
30-Hetem HamitXhera
31-Haki Shefik Shehu
32-Hafuz Selman Hasa

33-Hiqmet Elmaz Meçe
34-Hasan Elmaz Dosti (kishte vdekur)
35-Ishan AbdiToptani
36-Isuf Maksut Baruti
37-Islam Sali Dobra
38-Isa Haziz Manastirliu

39-Isuf Mehmet Luzaj
40-Jorgji Refael Ruço
41-Jonuz HysenNdreu
42-Kujtim Bektash Cakrani

43-Kadri Hysen Morina
44-Kolë Ndue Frroku
45-Kolë PrendëDoda
46-Kajo Maksut Tresova
47-Kosta Harallamb Karajani

48-Kalem Ibrahim Xhepaxhiu
49-Limoz Vehip Runa
50-Llesh Marka Doda
51-Miftar Zenel Spahiu

52-Meto Fetah Kalliri
53-Mubereq MuratToptani
54-Mark FranoTraboini
55-Mark Pash Pëllumbaj
56-Mehmet HasanXherahi

57-Mustafa Ismail Doko
58-Mark Bib Vokrri
59-Mark Tunxh Myftari
60-Mark ZefNdreca
61-Musa RexhHasani

62-Mato Murat Myftaraj
63-Ndue Mark Lala
64-Nikoll DodPrenga
65-Ndue Jak Zefi
66-Ndue Jak Bajraktari

67-Ndue Lush Martini (Prela, Miraka)
68-Ndrec NdueTuçi
69-Nikoll Mark Gjon Markaj
70-Ndue Gjon Markaj
71-Nesti JosifKopali

72-Pal Mark Lala
73-Prend NdueKaziu
74-Qemal Mustafa Siqeca
75-Qazim Azem Çakërri
76-Qazim Neki Libohova

77-Qani Emin Lesko
78-Reis SheroAgaj
79-Ramiz Faslli Gjilani
80-Ramiz MehmetKoçaj
81-Ramadan Ismail Koçaj
82-Rexhep Musli Krasniqi

83-Ruhi Veip Runa
84-Reshat Dervishi Biçaku
85-Rexhep Refat Beqiri (Dervish Rexhep)
86-Skënder Muço Metohu
87-Sulo Banush Pipa
88-Syrja Shefik Shehu

89-Sabaudin Shefqet Haxhiu
90-Sait QazimDemneri
91-Selaudin Hysen Sula
92-Selman BanushZhurka
93-Sami Ali Çaushaj

94-Stavro KristoKokali
95-Subi IdrizTopulli (ishte vr arë në vitin 1944)
96-Seit beg Kryeziu
97-Sadik FeçorPremtaj (kishte vdekur)

98-Shaban Fetah Peshtani
99-Shyqyri Dervish Biçaku
100-Tajar Mehmet Shaska
101-Tahir Hajdar Vata
102-Turan Vesel Aliko

103-Teki Isuf Xhindi
104-Tahir Avdulla Hoxha
105-Theodhor Refail Ruço
106-Vasil KolëAndoni
107-Vasil Dhimitër Alarupi

108-Vehbi Mehdi Frashëri (kishte vdekur më 1988)
109-Xhemil Hysen Dino (kishte vdekur më 1972)
110-Xhafer Zenel Meçe
111-Ymer Jakup Çakallozi

112-Zef Zog Zogu
113-Zef Marka Gjoka
114-Zeqir Jashar Hoshi
115-Zyber Mahmut Musaraj

116-Zef Marka Çupi
117-Zef Preng Gjoka
118-Zenel Sali Kellolli/55news.al/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëve të Trepçës

Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëvee të…

11 hours ago

Lulet e blirit, arma e fortë kundër ankthit

  Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit.…

12 hours ago

Ja çka nuk duhet të bëni asesi në Ramazan

    Muaji i Ramazanit është periudhë reflektimi, përkushtimi dhe disipline shpirtërore. Përveç agjërimit nga…

17 hours ago

Migrimi më i gjatë i pinguinëve në Tokë (Video)

Videoja “The Longest Penguin Migration on Earth” nga BBC Earth paraqet një nga udhëtimet më…

1 day ago

BMW paralajmëron modele të reja M dhe fundin e ndërruesit manual të shpejtësive

BMW M ka njoftuar se po punon në rreth 30 modele të reja që do…

1 day ago

20 minuta për të mashtruar ChatGPT, Inteligjencën Artificiale dhe Google

Është zyrtare, të paktën sipas disa mjeteve të inteligjencës artificiale. ChatGPT dhe Google kanë pohuar…

1 day ago