6.1 C
Pristina
Thursday, September 16, 2021
Home KËSHILLA Ja mënyra si ta zbuloni mjaltin e manipuluar

Ja mënyra si ta zbuloni mjaltin e manipuluar

Cilat janë praktikat falsifikuese më të njohura në botë për sa i përket mjaltit?

Mjalti është një substancë natyrale e prodhuar vetëm nga bletët dhe asgjë tjetër.

Nuk duhet të ketë asnjë përbërës të shtuar si sheqer, përbëres ushqimorë, aromatizues, përveç mjaltit vetë.

Mjalti mund të përzihet me shumë substanca si ujë apo sheqer, por sheqeri është më i përdoruri.

Efektiviteti në vlerësimin e pranisë së shurupit në kavanozat e mjaltit mbetet çështje komplekse pavarësisht metodave të avancuara të analizimit.

Skandale të shumta kanë ndodhur me mjaltin nga Kina, tregtarët e të cilës kanë arritur metoda tejet të sofistikuara për falsifikimin e mjaltit.

Mjalti mund të modifikohet lehtësisht duke i shtuar ëmbëlsues industrialë të lirë siç është shurupi i misrit ose shurupë të misrit me shumë fruktozë.

Sipas burimeve të AgroWeb.org dhe të dhënave të Autoriteteve Evropiane të Kontrollit të Cilësisë, kompanitë kineze zbarkojnë konteinerët e mjaltit falso tek bashkëpunëtorët e tyre sidomos në vendet e Evropës Lindore, nga ku më pas paketohet në kavanozë qelqi me emra të ndryshëm dhe ngarkesat marrin rrugën e tregut.

Zbulimi i falsifikimeve të tilla është i vështirë pasi zëvendësuesit janë më së shumti komponentë natyralë të mjaltit dhe karakteristika e mjaltit të pakompromentuar me atë të modifikuar nuk tregojnë ndryshime të mëdha.

Në mungesë të një metode të vetme të aftë për të zbuluar të gjitha llojet e sheqereve shtues, kontrollet bazohen në analiza të shumë komponentëve duke përfshirë ekzaminime mikroskopike, matje të parametrave fiziko-kimike, përcaktimin e përmbajtjes së sheqerit me anë të kromatografisë dhe zbulimin e prezencës së përbërësve të jashtëm nëpërmjet analizave racionale izotopike.

Këto metoda janë zbatuar nga Bashkimi Europian, por asnjë nga këto analiza nuk mundësohet në Shqipëri.

A shkakton ushqyerja e bletëve me shurup, falsifikim të mjaltit?

Sipas informacioneve të AgroWeb, të mbledhura nga kontakte me bletërritës shqiptarë, ushqyerja e bletëve me shurup sheqeri mund të jetë e nevojshme në periudha të caktuara, por të shkurtra të vitit.

Kjo shpesh herë përkon me heqjen e një kulture të mjaltit me qëllim që bletët të ushqehen mjaftueshëm përgjatë dimrit.

Në disa raste mund të jetë emergjente, kur nuk kanë rezerva ushqimore mjaftueshëm.

Në vendet e zhvilluara, ushqimi i bletëve me shurup sheqeri në periudhat e vitit kur nuk ka lulëzim lulesh dhe bimësie, është zgjidhur duke aplikuar mbjellje të luleve të cilat lulëzojnë në periudha të ndryshme të vitit dhe përzgjedhja e tyre garanton lulëzim gjatë gjithë periudhës.

Ndonjëherë bletërritësit përdorin gjithashtu “ushqyerje të stimuluar” për të shtyrë fuqizimin e popullatave të bletëve kur bletët konsumojnë shpejt rezervat ushqimore.

Gjithsesi ushqyerja intensive e bletëve me shurup sheqeri përgjatë periudhës së lulëzimit të nektarit do të konfliktonte marrëdhënien me mjaltin e vërtetë dhe cilësinë e produktit përfundimtar.

Si me gjithçka që ju ëmbëlson, është e lehtë ta teprosh.

Pavarësisht se ju shijon, cdo gjë duhet konsumuar me sasi të caktuara.

Konsumi i tepruar i mjaltit mund të përbëjë problem për shëndetin tuaj sidomos nëse keni prirje të vuani nga diabeti.

Kujdes! Nëse është i falsifikuar akoma edhe më keq./AgroWeb/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Lista me 30 të pasurit që u vranë dhe grabitën nga regjimi komunist

Edhe pse nuk ishin përfshirë kundër sistemit, ata u ekzekutuan, dënuan dhe internuan pasi ishin të pasur dhe iu sekuestrua çdo pronë...

Ja si dukej kalendari i lashtë Shqiptar

Populli shqiptar ka patur që në kohëra të lashta një kalendar të vetin, i cili është kalendar unik në botë përkah veçoritë...

Si e bëjnë bletët mjaltin?

Këtu janë udhëzimet hap pas hapi që bletët përdorin për të bërë prodhimin e tyre të shurupit. 1. Mjalti...

Misteri/ Uji merr ngjyrën e gjákut ashtu siç përmendet edhe në Bibël

Në rajonin Biblik të Moabit në Jordani ka ndodhur një fenomen shumë i çuditshëm, teksa një pellg uji pranë Detit të Vdékur...

Recent Comments