Gazeta prestigjioze gjermane ‘Der Spiegel’ ka publikuar nje shkrim të vitit 1969 nga arkiva për gjendjen politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës së dytë botërore.
Në këtë shkrim që e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, publicisti Halil Matoshi thuhet se deri në vitin 1941 në Kosovë kishte vetëm gjashtë traktorë, 16 vendbanime të elektrizuara, 49 mjekë, ndërsa 10,000 shqiptarë vuanin nga tifoja, 15,000 nga mikoza, 90,000 nga malaria dhe çdo i dyti nga zgjeba.
Zgjeba e njohur si zhuga është sëmundje ngjitëse e lëkurës që shfaqet zakonisht midis gishtave, në bark, në kurriz, në kofshë etj. me puçrra me ujë e me kore, të cilat kruhen shumë.
Edhe pse shqiptarët luftuan krahë për krahë me popujt tjerë kundër nazi-fashizmit, Tito nuk ua dha statusin e Republikës në Jugosllavi.
Plani për t’i bërë shqiptarët bashkë në një Republikë, si pjesë e federatës së sllavëve të jugut, dështoi pas kundërshtimit të Stalinit.
Që atëherë Shqipëria staliniste e më vonë maoiste, përdorë shqiptarët e Kosovës si levë kundër Beogradit.
Pas LDB mbi 40 mijë nacionalistë shqiptarë, ranë vik.timë e aksioneve të Titos.
Vetëm çdo i 16-ti shqiptar ka një vend pune.
Të ardhurat për kokë banori janë 42 DM në muaj.
Në Beograd punojnë si pastrues të rrugëve, ngarkues qymyri, shitës kikirikash, po aq shqiptarë, sa punojnë në ndërmarrjet industriale të Kosovës.
Shefi i policisë sekrete jugosllave Udba Aleksandar Rankovic vazhdon të tiranizojë shqiptarët.
Vetëm më 1965 Udba kreu 41 vra.sje në Kosovë, 25 të tjera në fillim të vitit 1966.
Udba themeloi dhe toleroi organizata të paligjshme (nën emrat si “Shqiptarët për Liri” dhe “Revolucionarët Maoist”), më pas i arrestoi anëtarët e tyre.
Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…