<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Piktura e Vlashnjës vepër unikale e artit shkëmbor

Shkruan: Haxhi MEHMETAJ


Spiralet janë simbole të diellit. Andaj shkëmbi i Kobajës është tempull kushtuar kultit të diellit. Piktura mund të vendoset në një interval kohor nga epoka e neolitit deri në epokën ilire të hekurit, nga mijëvjeçari VI deri në mijëvjeçaren I para Krishtit.


Rreth 6 km në perëndim të Prizrenit dhe 3 km perëndim të qendrës së fshatit Vlashnje, pranë vendit ku bashkohen lumenjtë Lumëbardhi (Bistrica) e Prizrenit dhe Drini i Bardhë gjendet piktura shkëmbore e epokës parahistorike. Grykëderdhja e Lumëbardhit në formë kanjoni, masivet e shtresuara shkëmbore krijojnë visore të bukura të mrekullisë së natyrës, të cilat kanë frymëzuar njeriun e epokës parahistorike për krijimin e kësaj vepre unikale të artit shkëmbor. Vend për pikturim është zgjedhur streha e shkëmbit të parë të treshes së masiveve shkëmbore, në anën e djathtë të Lumëbardhit e njohur më emrin Mrizi i Kobajës. Ndërsa rreth 2km në verilindje ndodhet vendbanimi shumë shtresor i Vlashnjës i banuar në vijimësi nga neolitiku i hershem deri në mesjetën e vonë.


Streha ku është realizuar piktura ka formë harkore, tavan në formë pllakash horizontale, mure në formë brezash vertikal, gjatësi 25 m, dhe gjerësi 2 – 3 m. Piktura është vizatuar më ngjyrë të kuqe të ndezur, në dy tavane dhe dy mure të hijerores, në planin horizontal dhe planin vertikal. Bota mistiko – religjioze e në shkëmbin e Kobajës është paraqitur më 17 spirale, 1 figure të drerit dhe 1 figure të gjarprit. Kompozicionit të pikturës i prinë dreri, i dhënë në një pozicion të qetë qëndrimi, më kokë nga perëndimi. Në degën kryesore të bririt të djathtë të drerit është dhënë spiralja me një rrotullim nga nga lindja në perëndim duke ndjekur drejtimin e drerit. Thuajse të gjitha figurat e drerëve, motive këto të trashëguara nga epoka parahistorike ilire, në steçkat mesjetare të Bosnjës e gjetiu janë të kthyer në drejtim të perëndimit.
Siç shihet temë bosht e pikturës së Vlashnjës është spiralja. Madje ajo është paraqitur edhe në bririn e drerit. Shumica e spiraleve janë njëshe. Vrojtohen vetëm 2 spirale dyshe. Motivet e spiraleve njëshe dhe dyshe në territorin e Kosovës, po edhe në treva fqinje të Evropës juglindore shfaqen që nga epoka e neolitit të vonë në vazhdimësi deri në epokën ilire të hekurit. Spiralet simbolizojnë diellin. Andaj shkëmbi i Kobajës është tempull kushtuar kultit të diellit. Piktura mund të vendoset në një interval kohor nga epoka e neolitit deri në epokën ilire të hekurit, nga mijëvjeçari VI deri në mijëvjeçaren I para Krishtit.


Piktura e Vlashnjes (foto dhe dizajn: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

8 hours ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

9 hours ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

9 hours ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

10 hours ago

Ky lloj lëngu i frutave mund ta luftojë kancerin

    Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…

10 hours ago

Pse shtatzënia mund të ndikojë përkohësisht në kujtesë?

    Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…

10 hours ago