Rreth vitit 1910, pak përpara shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, pati një lëvizje të gjerë të malësorëve në Veri të Shqipërisë, të cilët morën pushkët dhe iu rebeluan Perandorisë Osmane, e cila kishte marrë gjithsesi një udhë pa kthim drejt kapitullimit.
Në këtë kohë, me sprapsjen e turqve, vendet e Ballkanike që kishin sadopak një organizim shtetëror ndërmorën një lidhje dhe nisën kështu luftërat ballkanike; e para kundër turqve dhe e dyta mese vetë ish-vendeve osmane ndaj njëri-tjetrit për të marrë sa më shumë të mundeshin nga ajo që linin osmanët.
Përpara një situate të tillë, malësorët shqiptarë iu kundërvunë serbo-malazezëve të cilët përpiqeshin të përparonin në Shqipëri për të zgjeruar shtetin e tyre të ardhshëm.
Avancimi i tyre kulmoi deri me mbërritjen e trupave serbe në Durrës gjatë Luftës së Parë Botërore.
Në këto foto dëshmohet prangosja e malësorëve dhe stacionimi i trupave serbe në veri të Shqipërisë, si gjatë luftërave ballkanike ashtu edhe gjatë Luftës së parë botërore./MekuliPress.com/InforCulture.info
Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…
Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…
Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…
Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…
Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…
Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…