Në sheshin Isa Boletini në Mitrovicë, disa metra pranë përmendorës se heroit kombëtar qëndron edhe monumenti që u vendos për nderë të grevës së minatorve të Trepçës të cilët u futën në grevë të urisë në vitin 1989. /InforCulture.info
Arsyeja e grevës së urisë nga minatorët ishte që Kosova të mbrohej nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, dhe të ndalohej legjitimimi i suprimimit të autonomisë që Serbia synonte ti arrinte përmes ndryshimeve kushtetuese, dhe faktikisht (ashtu edhe siç ndodhi) Kosova të ripushtohet sërish nga Serbia.
Rreth 1,300 minatorë të Trepçës u futën në qindra metra në thellësi të tokës për ta shprehur paknaqësinë, dhe shumë shpejt kjo mënyrë e rezistencës paqësore mori përmasa gjithëpopullore, dhe jo më kot thuhej se kjo grevë urije kishte lëkundur themelet e Jugosllavisë. Gjithashtu shumë hulumtues dhe akterë të kohës, grevën e minatorëve të Trepçës e cilësojnë si fillimin e shkatrrimit të Jugosllavisë.
Në përmendoren e qytetit të Mitrovicës që njëkohësisht njihet edhe si qyteti i minatorëve janë të gdhendur emrat e rreth 1,300 minatorëve që ishin pjesmarrës në grevën e urisë të vitit 1989. Emrat janë të gdhendur në katër anët e monumentit në pllakat e mermerta. Poshtë pllakës janë të vendosura ‘qizmet e minatorit’ dhe kapela e sigurisë. /InforCulture.info
Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…
Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…
Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…
Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni…
Lista klasike e kontrollit për psikopatinë u zhvillua në vitin 1980 nga Prof.…
Lodhja e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe ndjenja…