<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Turizmin automobilistik në Shqipëri në vitin e largët 1928

Pas kapërcimit të periudhës së paqëndrueshme politike në vitet 1920-1924 Shqipërisë iu hap rruga e përpjekjeve të gjithanshme për forcimin e ekonomisë. Turizmi ishte një prej këtyre degëve, dhe legatat dhe konsullatat jashtë vendit patën një rol të rëndësishëm për këtë.

Turizmi në Shqipëri filloi me turizmin automobilistik në 1927, i cili ishte më në modë në Evropë dhe më lehtë i realizueshëm. Qeveria shqiptare u kujdes të lehtësonte procedurat për marrjen e vizës të të gjithë të interesuarve për të bërë udhëtim me makinë në Shqipëri.

Sipas informacioneve që vinin nga përfaqësitë shqiptare në këto vite, turizmi i organizuar kishte filluar të përhapej shumë në Evropë, dhe shihej si një burim i mirë të ardhurash për buxhetin e shteteve që po përpiqeshin të rimëkëmbeshin pas lufte. Duke qenë më afër këtij realiteti, përfaqësitë diplomatike e konsullore jashtë ishin nxitëset kryesore të qeverisë shqiptare për të marrë në konsideratë zhvillimin e një fushe të tillë të veprimtarisë ekonomike siç ishte turizmi.

Propozimi i parë vjen nga Legata shqiptare në Paris në nëntor 1926. I Ngarkuari me Punë në Paris Maliq Libohova në bashkëpunim me Leon Rey, drejtues i Misionit Arkeologjik francez i cili kishte mbërritur në Shqipëri në nëntor 1923 sipas një marrëveshjeje të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Arsimit të Francës dhe asaj të Shqipërisë, duke marrë në konsideratë bukuritë natyrore dhe kuriozitetet historike që ofronte Shqipëria, i propozon qeverisë shqiptare ngritjen e Agjensisë Zyrtare të Turizmit që të drejtonte zhvillimin e turizmit në Shqipëri, si një aktivitet ekonomik e kulturor që i shërbente interesave të qeverisë shqiptare në disa fusha si dhe në njohjen e Shqipërisë nga të huajt. Idenë e përkrahu dhe e zhvilloi më tej edhe Ministri Fuqiplotë dhe I Jashtëzakonshëm i Shqipërisë në Paris Iliaz Vrioni në 1927. Leon Rey kontribuoi edhe në hartimin e një Statuti për një Touring-Club në Shqipëri, i cili propozohej të ishte nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Ahmet Zogu, sipas modeleve të ngjashme në rajon.

Nën Koloneli P.T.Etherton, një nga anëtarët e misionit që vëzhgonte kushtet e udhëtimit të mjeteve në Evropë e Ballkan e pasqyroi rrugëtimin e tij në Shqipëri në “Daily Mail” në tetor 1927, ku Shqipërinë e quan “në këtë anë të Evropës të panjohur dhe piktoreske”.

Në këtë shkrim ai ka shprehur admirimin e tij për shqiptarët, teksa thotë se “largohet për në Serbi me hidhnim”.

Everton shkruan (me shqipen e sotme): Kur hyn në kufi të Shqipërisë je me një rrugë automobilistike thuhej se po të mirë; pamja është e mrekullueshme dhe rruga shkon anës liqenit të Ohrit, e cila nga bukuria është e njëllojshme me më të mirat e liqeneve italiane. Benzina dhe sendet e tjera duhet të merre me vete pasi nuk ka përveçse në qytete të mëdha; hanet janë primitive por mundet me gjet ushqime të mira ordinare; dhe ndodhë më nji vend të këndshëm ku nuk konsiderohesh si person që duhet rrjepur. Presidenti (shën. redaksise: Ahmet Zogu ne ate kohe) më tha se do ta bëjë vendin e vet atraktiv prej turistëve dhe me të vërtetë po e bën.

Në Shqipërinë e Veriut ku kaluam populli janë luftëtarë, persona të mbushur (të fortë) dhe ngjajnë me hajdutët që përshkruhen në libra historisë. Në Shkodër, buzë një nga më të bukurit liqene të Shqipërisë takuam një gjeneral anglez, i cili më parë ka qenë kryetar shet madhnorie të një nga Ushtrive tona në Francë, i cili kryesor një fuqi policor. Shqiptarë si këta turisti mund të marrë parasysh se deri verën tjetër do shkojë mirë kudo në këtë anë të Evropës të panjohur dhe piktoreske.” /”Diaspora Shqiptare”/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Pse shfaqet dhimbja e kokës në anën e djathtë?

  Çështje të ndryshme në tru mund të shkaktojnë dhimbje të njëanshme në kokën e…

12 hours ago

Gjermania prezanton “insektet bionike” për përdorim ushtarak, çfarë janë në gjendje të bëjnë ato

    Në Gjermani janë shfaqur së fundmi disa prototipe të quajtura “insekte bio-elektronike”, të…

13 hours ago

Pranvera po “troket”, si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

  Me rritjen e temperaturave, poleni fillon të shkaktojë probleme për ata që vuajnë nga…

13 hours ago

Njihuni me ushqimet që ju mbrojnë sytë

  Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën…

13 hours ago

Leukoplasti inteligjent zbulon alergjitë para se të shfaqen simptomat

  Një pajisje që vendoset në lëkurë mund të paralajmërojë personat me alergji ushqimore para…

13 hours ago

Si po ndikon lufta në shëndetin mendor të të rinjve

  Lufta nuk lë gjurmë vetëm në ndërtesa dhe kufij. Ajo lë gjurmë të padukshme…

14 hours ago