<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Koha më e përshtatshme për të ecur kundër mbipeshës

Numërimi i hapave, që kryejmë çdo ditë është një nga trendet më popullore aktualisht. Njerëzit i numërojnë ato falë aplikacioneve të shumta me shpresën se ky lloj aktiviteti fizik përmirëson shëndetin.

Ekspertët kanë rekomanduar gjithnjë, që njeriu duhet të kryejë aktivitet fizik çdo ditë dhe të paktën të kryejë disa mijëra hapa.

Ajo që duhet të dini është se ecja është një aktivitet fizik i mirë për rënien nga pesha, por efikasiteti i këtij aktiviteti është në varësi të peshës trupore, objektivit që i keni vënë vetes, shpejtësisë dhe frekuencës së hapave por edhe orës së ditës kur ju e ushtroni atë.

Sipas studimeve, ecja si një aktivitet i rregullt fizik mundet të pakësojë rrezikun e shfaqjes së:

  • Sëmundjeve të zemrës
  • Mbipeshës
  • Diabetit
  • Tensionit të lartë të gjakut
  • Depresionit.

Koha më e përshtatshme për të ecur kundër mbipeshës 

Sipas ekspertëve, ecja në cdo orë të ditës i bën mirë shëndetit fizik por edhe atij mendor.

Megjithatë, ecja pas një vakti është shumë e mirë sepse ajo ndihmon në nxjerrjen nga organizmi të sheqerit të tepërt dhe vë në punë indet e muskujve.

Mirëmbajtja e niveleve të sheqerit në gjak është tejet e rëndësishme për shëndetin kardiovaskular dhe rrjedhimisht kundër mbiepshës.

Ecja pas vakteve ofron dy të mira thelbësore për mbajtjen nën kontroll të peshës trupore: rrit intensitetin e djegies së kalorive dhe e inkurajon trupin të përdorë yndyrën e tepërt si burim energjie dhe së dyti, mirëmban nivele te sheqerit në gjak dhe largon barrën e pankreasit në sekretimin e insulinës.

Më mirë të ecësh se të bësh asgjë

Ekspertët më në zë të shëndetit, rekomandojnë që njeriu duhet të ecë të paktën 150 minuta në javë.

Sipas tyre, ecja duhet të jetë e shpejtë dhe intensiteti i ecjes duhet rritur gradualisht javë pas jave.

Sipas studimeve, njeriu mund të kryejë 30 minuta ecje të shpejtë për pesë ditë në javë ose të ecin nga 10 minuta disa herë në ditë.

Nëse ecja e shpejtë ju duket e vështirë, sërish është më mirë të jeni në lëvizje se të bëni asgjë. Çdo lëvizje është në të mirë të shëndetit, thonë shkencëtarët./agroweb/ 

postbck postbck

Recent Posts

Pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakon i vjetër që ruhet prej shekujsh

    Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…

4 hours ago

A e dini për çfarë shërben kjo pjesë e kapakut e vajit? Mos e hidhni ka një funksion të veçantë

    Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…

5 hours ago

Mjeku zbulon një shenjë të kolesterolit të lartë që mund të shihet në fytyrë

    Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…

5 hours ago

Cilat janë simptomat e yndyrës së lartë në gjak dhe kur duhet të shqetësoheni?

    Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…

5 hours ago

E pyetën njeriun që thuhet se ka IQ 210 nëse ekziston Zoti: Përgjigjja e tij ishte e prerë

    Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…

5 hours ago

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

1 day ago