Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Cermonia e varrimit të Ismail Qemalit më 12 shkurt 1919 (Foto)

Më 24 janar të vitit 1919 në Peruxhia të Italisë, pak momente para se të jepte një konferecë për shtyp, vdes Ismail Qemali njeriu që shpalli pavarësinë e Shqipërisë. /InforCulture.info

Vdekja e tij qysh at’herë është cilësuar por edhe sot cilësohet si e mistershme dhe janë hedhur shumë dyshime se ai do të mund të ketë qenë helmuar nga qarqet greke, sërbe, turke apo edhe italiane.

Vitet e fundit të jetës i kaloi në mërgim duke punuar gjithnjë për të mirën e atdheut dhe duke bashkëpunuar me kolonitë shqiptare. Më 1917, Partia Kombëtare Politike e shqiptarëve të Amerikës, e caktoi delegat të saj për në Konferencën e Paqes në Paris 1919-1920.

Pak kohë para vdekjes, i bindur se historia do t’i ipte të drejtë largpamësisë së tij ndaj kërkesave legjitime të popullit shqiptar, do shkruante: “Paqja në Ballkan nuk do të mund të rivendoset duke sakrifikuar të drejtat e kombeve të tjera në interes të synimeve ekspansioniste. Pa iu shtuar Shqipërisë nga ana e veriut Kosova dhe nga ana e jugut Çamëria, nuk mund të shtrohet qetësia në Sinisinë e Ballkanit”.

Pas vdekjes trupi i Ismail Qemalit u nis për në vendlindjen e tij me luftëanijen italiane dhe në mbrëmjen e 10 shkurtit arriti në Vlorë.

Ceremonia e varrimit të tij filloi më datën 12 shkurt të vitit 1919 në orën 10:00 paradite i përcjellur nga turma të mëdha të njerëzve, mirëpo në ceremoni mungonte garda e ushtrisë shqiptare. Në ceremoni mori pjesë batalioni i kombësorisë së ushtrisë italiane. Flamuri kombëtar shqiptar ishte vetëm mbi arkivolin ku në të ndodhej trupi i pajetë i Ismail Qemalit.

Autori R. Fallaschi, i cili ka botuar relacionin e S. Piacentini-t, shënon nga ana e vet se “mbushesh me hidhërim mbi varrimin e Ismail Qemalit, kur mendon se në qytetin e tij të lindjes, ku vetëm gjashtë vjet më parë patrioti i madh shpalli pavarësinë e Shqipërisë me entuziazmin e kombit dhe me pëlqimin e Italisë, tani ai nderohej jo nga ushtarë të vendit të tij, por nga trupat ushtarake italiane e që i vetmi flamur shqiptar i pranishëm ishte ai që mbulonte arkivolin e tij.” Pjesë nga ditari i komandës italiane në Vlorë. /InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

Konflikti diplomatik postar në Shkodër në 1888

Nga Aurenc Bebja, Francë “Le Siècle” ka botuar, të mërkurën e 24 tetorit 1888, në ballinë, një…

57 mins ago

Ja kafshët që ruajnë distancën sociale në rast pandemie

Teksa pandemia e koronavirusit po bëhet një normalitet me njerëzit, distanca sociale është bërë pjesë…

2 hours ago

E ndërtuar mbi një ujëvarë, njihuni me urën më të veçantë(Foto)

Një arkitekt norvegjez ka arritur të ndërtojë një urë spektakolare mbi ujëvarën Vøringsfossen, një atraksion…

2 hours ago

Gripi spanjoll: Si dukej bota pas pandemisë së vitit 1918

Nëse nuk keni dëgjuar për pandeminë e gripit spanjoll, kriza e koronavirusit ndoshta ka tërhequr…

3 hours ago

Njihuni me pemën që ndryshoi hartën e botës

Nëse udhëtoni thellë në pyjet e Andeve do të ndesheni me një pemë të veçantë.…

4 hours ago

Amiklati detari epirot-ilir nga Epidamni-Dyrrahu, si personifikim i botës antike mesdhetare për mikpritje e besë

Nga Agron Luka Duke filluar Parathanien… Në “Luftën e Epirit/Ilirisë ose Lufta e Epidamn-Dyrrahit”, pjesë…

4 hours ago