<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Shtëpia e Bardhë”, kur u vendos guri i parë i themelit dhe si u vendos ky emër

Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë nisi me gurin e parë të themelit, më 13 tetor 1792, pa asnjë ceremoni formale. George Washingtoni vendos gurthemelin e parë të Shtëpisë së Presidentit në Uashington, DC, Shtëpia e projektuar nga James Hoban, do të kishte 3 kate dhe më shumë se 100 dhoma. Emri “Shtëpia e Bardhë”, iu dha zyrtarisht në vitin 1901. Rezidenca kryesore, si dhe themelet e shtëpisë u ndërtuan kryesisht nga punonjës sk llevër dhe të lirë afro-amerikanë, si dhe nga evropianë të punësuar.

Pjesa tjetër e punës u krye nga emigrantët, të cilët s’e kishin akoma shtetësinë. Muret me gurë ranorë u ngritën nga emigrantët skocezë të punësuar nga arkitekti Hoban, ashtu si dhe relievet e larta dhe dekorimet mbi hyrjen veriore. Pjesa më e madhe e punës me tulla dhe suva u krye nga emigrantët irlandezë dhe italianë. Ndërtimi fillestar u zhvillua në një periudhë prej tetë vitesh dhe me një kosto 232,371.82 dollarë.

Edhe pse s’kishte përfunduar akoma Shtëpia e Bardhë ishte gati për banim rreth datës 1 nëntor 1800. Mungesa e materialeve dhe punës bënë të nevojshme ndryshimin e planit të mëparshëm të inxhinierit francez Pierre l’Enfant për një “pallat” që do ishte pesë herë më i madh se shtëpia që u ndërtua aktualisht. Shtëpia e ndërtuar, fillimisht përmbante dy kate në vend të tre që ishin planifikuar. Kur përfundoi ndërtimi, muret e ndërtuar me gurë ranorë u lyen me një përzierje gëlqereje, kafeine dhe plumbi duke i dhënë shtëpisë ngjyrën e saj karakteristike dhe emrin.

Ndërtesa fillimisht mbante disa emra, si “Pallati i Presidentit”, “Rezidenca Presidenciale”, apo “Shtëpia e Presidentit”. Të dhënat më të hershme të emrit “Shtëpia e Bardhë” janë të regjistruara në vitin 1811. Ekziston një legjendë sipas të cilës, gjatë rindërtimit të strukturës u aplikua bojë e bardhë për të maskuar dëmtimin që kishte shkaktuar zjarri, duke i dhënë emrin, por duke qenë se ajo ishte e ngjyer në të bardhë që në fillim, kjo teori bie poshtë.

“Rezidenca Ekzekutive” ishte emri që përdorej në kontekst zyrtar deri sa presidenti Theodore Roosevelt vendosi emrin formal “White House – Washington” duke e gdhendur në të gjitha dokumentet zyrtare. Koka e letrës “The White House” me fjalën “Washington” poshtë i përket administratës së Franklin Delano Roosevelt”. Edhe pse nuk ishte ndërtuar dhe disa vite pas presidencës së George Washington, ekzistojnë teori se emri tradicional i shtëpisë së presidentit të SHBA mund ta ketë origjinën nga shtëpia e Martha Custis Washington, “White House Plantation” në Nju Kent, Virxhinia, kur presidenti i parë dhe bashkëshortja e tij ishin njohur në mesin e shekullit të 18-të.

John Adams u bë presidenti i parë që banoi në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë ditës së tij të dytë në shtëpi ai i shkroi gruas së tij Abigail një letër, ku ishte dhe një lutje për shtëpinë: “I lutem Perëndisë që t’i japë bekimet më të mira kësaj Shtëpie dhe të gjithë atyre që do banojnë këtu tani e mbrapa. Vetëm burra të ndershëm e të mençur udhëheqshin nën këtë çati”.

Franklin Delano Roosevelt e ka gdhendur bekimin e Adams në oxhakun e Dhomës së Ngrënies. Adams nuk jetoi gjatë në shtëpi dhe menjëherë pas tij ishte radha e Thomas Jefferson, i cili dha idetë e tij se si duhej të ndryshohej Shtëpia e Bardhë. Ishte Benjamin Henry Latrobe, i cili e ndihmoi me skicimin e Kolonadave Lindore dhe Perëndimore, krahë të vegjël që ndihmojnë në fshehjen e pjesëve, ku zhvillohen veprimet e zakonshme shtëpiake si larja e rrobave, stalla dhe depoja.

Sot, kolonadat e Jefferson lidhin rezidencën me Krahun Perëndimor dhe atë Lindor. Në vitin 1814, gjatë Luftës së vitit 1812, trupat britanike i vunë zjarr Shtëpisë së Bardhë dhe një pjesë e madhe e Uashingtonit u prek nga zjarret. Vetëm muret e jashtme mbetën dhe ato u desh të shembeshin dhe të rindërtoheshin pasi ishin dobësuar nga zjarri. Pas zjarrit, të dy arkitektët, Benjamin Henry Latrobe dhe Hoban kontribuan në skicimin dhe rindërtimin e Shtëpisë së Bardhë. Portiku jugor u ndërtua në vitin 1824, gjatë presidencës së Jamrs Monroe, ndërsa ai verior u ndërtua gjashtë vite më vonë./Jo.Be/Fjala.al

postbck postbck

Recent Posts

Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëve të Trepçës

Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëvee të…

15 hours ago

Lulet e blirit, arma e fortë kundër ankthit

  Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit.…

16 hours ago

Ja çka nuk duhet të bëni asesi në Ramazan

    Muaji i Ramazanit është periudhë reflektimi, përkushtimi dhe disipline shpirtërore. Përveç agjërimit nga…

21 hours ago

Migrimi më i gjatë i pinguinëve në Tokë (Video)

Videoja “The Longest Penguin Migration on Earth” nga BBC Earth paraqet një nga udhëtimet më…

2 days ago

BMW paralajmëron modele të reja M dhe fundin e ndërruesit manual të shpejtësive

BMW M ka njoftuar se po punon në rreth 30 modele të reja që do…

2 days ago

20 minuta për të mashtruar ChatGPT, Inteligjencën Artificiale dhe Google

Është zyrtare, të paktën sipas disa mjeteve të inteligjencës artificiale. ChatGPT dhe Google kanë pohuar…

2 days ago