Historiani Jahja Drançolli, ka publikuar një pjesë të hartës së Ilirikut, marrë nga atlasi i hartografit V. M. Coronelli, botim i Venedikut, i vitit 1689.
Sipas Drançollit, aty në plan të parë paraqitet Fushë-Kosova (Campo Cassovo), me theks të veçantë fortifikata e rrënuar e Veletinit, “Valetino ruin”, që është e vendosur në perëndim të Janjevës.
“Aty afër e shohim edhe kishën romano-katolike të Shën Nikollës (S. Nicolo), kishë kjo e njohur e Janjevës, si dhe fshatrat e afërta, si: Gusteriza dhe Vragolia e banuar nga turqit dhe ‘grekët’ (Vragolia habitata da Turchi e greci), si dhe disa toponime e hidronime të tjera shumë interesante, që i ndeshim edhe në dorëshkrimet e Martin Segon Novobërdasit (shek. XV).
Liqeni i Janjevës (Lago di Iagnevo), si dhe disa objekte janë inkuadruar me rastin e kompilimit të hartës së Ilirikut. Këtu duhet përmendur edhe liqenin e Surçinit (Lago di Suarsegno o Suersigno), 35 kilometra në jug nga Prishtina, qw atëbotë kishte 4,000 shtëpi kryesisht të besimit islam dhe më pak të krishterë të shpërndarë.
E veçanta e hartës në fjalë, është se Kosova, paraqitet sipas apelativit Kasovo (Cassovo) dhe gjendet në kufi me Rashën (Serbinë)…”, – shkruan Drançolli./Konica.al/InforCulture.info
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…