<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shqiptari qe i shkruante letra Hollivudit në kohën e diktaturës

Në Tiranën që çdo ditë e më shumë po izolohej nga bota, një i pasionuar pas kinemasë nuk nguronte ti dërgonte letra dhe Hollyvoodit ku i kërkonte foto të filmave të tij të preferuar.

Ai nuk ishte një njeri i zakonshëm, por dhe një njeri i pasionuar pas filmit. Enver Myrtezai shkroi dhjetëra letra në adresa të ndryshme në Hollyvood, duke krijuar kështu një arkiv të tij personal me letërkëmbime të rëndësishme për kohën. Është Abaz Hoxha studiues i kinemasë që e kujton me admirim Myrtezain, si njeriun që shtoi tek ai dashurinë për kinematografinë.

“Dikur, në moshën time të mesme u njoha me një njeri që më fitoi zemrën që në takimin e parë. I vajta në shtëpi në rrugën e Durrësit, diku në katin e dytë ose të tretë pranë Gjimnazit “Qemal Stafa”. Njeri i përzemërt dhe i pasionuar pas çdo gjëje të bukur, arkitekturës, luleve, teatrit dhe veçanërisht kinemasë. Në çdo qoshe të shtëpisë së tij, të sistemuar me kulturë, gjeje literaturë të ndryshme, për artin, kinematografinë, kopshtarinë, arkitekturën të mbledhura dhe të sistemuara me kujdes që nga vitet ’30 të shekullit të kaluar dhe deri në fillim të viteve ’70 kur u njoha me të.

U dashurova me këtë njeri që në takimin e parë, ishte kjo një dashuri e pasioneve të përbashkëta. Sa herë shkoja tek ai zbuloja diçka të re, në veçanti në fushën time që sapo kisha filluar t’a studioja, kinematografinë. Vinte edhe tek unë qetë, qetë, i binte ziles si me ndrojtje për të mos shqetësuar. Njeri fjalëpak, por me mendim të thellë e të kulturuar.

Kisha qejf kur vinte Enver Myrtezai, sikur më ndriçonte shtëpinë dhe rrinim bashkë e bisedonim me orë të tëra. Ai ishte një enciklopedi e kinematografisë botërore. Sa herë që vinte më befasonte me dokumente të reja, për pasionin e rinisë shqiptare në vitet ’30 për kinemanë, këtë art të magjishëm, për korrespondencën e të rinjve e të rejave shqiptare me aktorë e regjisorë të kinematografisë botërore e veçanërisht atë amerikane”, kujton Hoxha.

Ai i sillte revista, fotografi, korrespondencën e tij me aktorë dhe kineastë të shquar si dhe shoqëri kinematografike…”Ndonëse unë punoja në kinematografinë shqiptare dhe kisha filluar të merresha me studime, ky njeri më zgjeroi horizontin, më shtoi pasionin për t’a parë historinë e kinemasë në Shqipëri, në një këndvështrim më të gjerë”, kujton Hoxha.

Ai ishte lidhur e kishte korrespondencë të rregullt me shoqëritë më të mëdha kinematografike amerikane si: “Metro-Golduin-Majer (MGM),”Twentieth Century Fox”, ”Paramount Picture”, ”Universal Pictures Company-Inc”,etj si dhe me aktorët më të shquar të kohës, Nelson Eddy,Warner Baxter, Janette McDonald, Joan Cawford, Tyron Power (babai i Romina Pawer), Ginger Rogers, Sonya Henie, Spencer Tracy, Freddie Bartholomew, Norma Shearer, Rosalind Russell, Van Dyke e deri me Romina Pawer ku dispononte një fotografi që ajo ndodhet në arkivin familjar midis afisheve dhe fotografive të babait të saj duke u treguar vajzave të saj krijimtarinë artistike të gjyshit të tyre.

“Enver Myrtezai ishte një përfaqësues i denjë i atij brezi që e përqafuan me zemër artin e shtatë, kinematografinë, që ky art u ishte bërë një ushqim shpirtëror, një mjet i rëndësishëm për rritjen e nivelit të tyre kulturor dhe emancipimin e përgjithshëm të tyre. Ishte ky brez që përfaqëson edhe etjen e madhe për dije e kulturë, për progres të shqiptareve, vetinë e tyre për të përqafuar çdo gjë përparimtare dhe emancipuese…

Ndonëse kalonin vështirësi të mëdha ekonomike e grumbullonin qindarkat, kursenin edhe bukën për të shkuar në kinema”, kujton Hoxha. Një nga ndjekësit më të rregullt të jetës artistike në Tiranë, Myrtezai kujtohet sot si njeriu që e ktheu pasionin në një model frymëzimi për kineastët e rinj./Gazeta-Shqip

postbck postbck

Recent Posts

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

17 hours ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

17 hours ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

2 days ago

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta?

    Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës…

2 days ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

3 days ago

Studim i ri: Mishi i kuq lidhet me rrezik më të lartë për kancer të pankreasit

    Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…

4 days ago