Categories: KULTURË

”Armët kanë qenë pasion i përherëshëm i shqiptarit” – Armët shqiptare në shekujt XVII – XIX

Armët shqiptare në shekujt XVII – XIXAndromaqi Gjergji

Armët kanë qenë pasion i përherëshëm i shqiptarit. Me to ai ka luftuar kundër pushtuesve të huaj, për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë së tij.

Ka qenë një zakon i lashtë në Shqipëri që cdo djali në moshë 13 – 14 vjec me një ceremoni familiar shumë kuptimplote, t’i dorzoheshin si dhuratë armët, të cilat duhet t’i mbante me nder gjithë jetën. Me këtë ceremoni të  ‘’dhënjes së armëve’’ djali hynte në rradhën e burrave dhe kishte të drejtë që, në mungesë të më të mëdhenjve, të priste e të përcillte miqtë me nderimet e duhura si zot shtëpie.

Në Shqipëri, ‘’meqenëse të gjithë mbajnë armë – konstatonte udhëtari engles Hobhouse më 1809 – nuk është lehtë të dallosh fshatarin nga ushtari’’. Armët e zakonshme të një burri shqiptar të shekuvje XVII – XIX, si e shohim edhe në për gravura të kohës, ishin: pushka e gjatë, dy koburet, harbia, jatagani ose shpata, dy vezmet, palcorja dhe shumë herë një thikë e future në një kllef metali. Edhe fshatari më i varfër kishte një kobure të zbukuruar dhe pushkën e gjatë.

Të dhënat dokumentare dhe koleksionet e pasura të armëve që ruhen nëpër shumë muze të vendit, tregojnë se armët e përdorira nga shqiptarët kanë qenë zakonisht shumë të dekoruara. Në qytetet kryesore të vendit mjeshtrat armëtarë punonin për to në bashkpunim me argjentarët. Shmë të njohur për punimin e zbukurimin e armëve në këta shekuj kanë qenë mjeshtrat e Shkodrës, Prizrenit, Gjakovës, Lezhës, Elbasanit, Beratit, Janinës. Edhe kur tytat e pushkëve e të kobureve dhe tehat e thikave e të jataganëve importoheshin, sidomos nga shtetet lombardo – venedikase, si ngjiste  në shekullin XIX, zbukurimet e tyre bëheshi gjithënjë në vend.

Pushkët e gjata shqiptare, ato ‘’ langen arnauten Flinten’’ apo ‘’ les long fusils albanias’’ , ose shkurt ‘’arnautka’’ si i kanë quajtur përgjithësisht autorët e huaj, kishin fituar një famë të merituar për bukurinë e tyre. shumë udhëtarë të huaj që kanë vizituar vendin tonë në këta shekuj tregojnë se shqiptarët e kësaj kohe kishin armët të veshur me pafta argjenti të zbukuruar me të rrahur e me gdhendje, me motive të pasura. Burrat e shtresave të larta, kapedanët me famë e shumë të tjerë nga shtresat e mesme mbanin edhe armë të lara në ar sin a dëshmojnë jo vetëm këngët popullore por edhe koleksionet e muzeve.

Udhëtari frëng A.Boue  thotë se hernjtë më të dëgjuar të këngëve popullore historike të shqiptarëve kanë ‘’pushkë të gjkata me tridhjet unaza’’, ndërsa ‘’pushkët e zakonshme kan nga tetë unaza’’. Boue dëshmon gjithashtu se në vendet slave koburet shqiptare njiheshin me emrin ‘’Prisren’’, me sa duket nga që punoheshin në këtë qytet. ‘’Ato janë shumë të gjata – vazhdon Boue – tyta ka, dy unaza dhe janë të gdhendura artistikisht’’. Në mbyllje do të shënojmë se armët shqiptare të shekujve XVIII – XIX e sidomos pushkët e gjata e koburet, njiheshin jo vetëm në vendet e Ballkanit por edhe shumë përtej tyre. /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Fundi tragjik i dashurisë mes Sami Frashërit dhe aktores Mari Karyan! Historia e panjohur e dijetarit shqiptar

Armenia e re, nuk mundi ta harronte Shemsedin Samiun, duke u kthyer kështu në Stamboll,…

2 days ago

Seit Frashëri, mik dhe shok armësh me Avni Rustemin

Nga Artur Ajazi Dangëllia, zona më e begatë e Përmetit, është përmendur gjithmonë për patriotizëm.…

2 days ago

Luf’ta e Spanjës/ Përse shkuan 70 vullnetarë nga trojet shqiptare, ja ana e panjohur e Mehmet Shehut

Nga Xhevdet Shehu Lufta e Spanjës dhe vullnetarët shqiptarë Në kalendarin e datave përkujtimore ka…

2 days ago

“National Geographic”, më 1980: Shqipëria, e vetme përballë botës

Teksti dhe fotografitë: Mehmet Biber (reportazh i botuar në revistën National Geographic – vëll. 158, nr. 4,…

2 days ago

Kosovo, 1981: Jeta ndryshe dikur në Kosovë (Video)

Kosovo, 1981: Jeta ndryshe dikur në Kosovë (Video) https://www.youtube.com/watch?v=PeGFbxgiy3M&ab_channel=FMImagesAlbania

3 days ago