<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Altari i konsujve Gentian dhe Basso nga Syrigana e Istogut

Shkruan: Haxhi MEHMETAJ

Në rreshtin e fundit të mbishkrimit janë shënuar emrat e qiftit konsullor Gentian dhe Basso, të cilët sipas listës së konsujve të Romës epin vitin e sakët të ngritjes së monumentit.

Terntius Gentianus dhe Pomonius Basso kishin qenë qift konsullor gjatë vitit 211 pas Krishtit, vit ky që njëherazi shënon ngritjen e altarit. Gentiani do të ketë qenë më origjinë ilire dhe kognomeni i tij është nxjerrë nga diminutivi i emrit vetjak ilir, Genthius, Gentius. Zbulimi i altarit është i rëndësishëm për faktin që dëshmon ekzistimin e një stacioni beneficiar konsullor në Syriganë, pranë rrugës vicinale antike që lidhte Mitrovicën më Pejën, sikurse edhe ekzistimin e një qendre bukur të madhe të antikitetit, me jetëgjatësi nga fillimi i shek. III – VI mbas Krishtit, brenda të cilit gjendej edhe kisha e antikiteti të vonë, të cilën e dëshmon toponimi.


Në perëndim të fshatit Syriganë ( Suhogerllë) të Komunës së Istogut në një kodër të vogël ndodhet toponimi Arat e Kishës. Gjatë punimeve bujqësore janë zbuluar gjurmë themelesh të objekteve të arkitekturës, fragmente të kolonadave luksoze të mermerit dhe fragmente të qeramikës ndërtimore. tNë mesin e gjetjeve veçohet një fragment interesant i një altari votiv nga mermeri i bardhë cilësor, i cili do të jetës sjellë si material ndërtimor në përdorim dytësor. Nga altari votiv ruhet baza e profilizuar, një pjesë e trupit dhe vetëm dy rreshta të një mbishkrimi të shkruar në alfabetin dhe gjuhen latine. Përmasat e bazës janë 40 x40 x 25cm, përmasat e trupit 19 x 35 x 35cm. Mbishkrimi është ky :
…/IIII FL VSLM / GENTIAN ET BASSO COS.
Lexohet: …quarte Fl(avie) v (otum) l (ibens) m (erito), Gentian (o) et Basso co (n) s (ulibus).
Shkronjat e mbishkrimit janë të larta 4cm dhe të realizuara më mjaftë mjeshtri. Lidhëza et dhe shkurtesa cos në rreshtin e dytë janë shkruar në ligatura. Altari në shenjë betimi të dhënë i është përkushtuar ndonjë hyjnie të rangut të lartë, emri i të cilit nuk ruhet, sipas të gjitha gjasave nga ndonjë ushtar i legjionit të IV Flavia. Në rreshtin e fundit të mbishkrimit janë shënuar emrat e qiftit konsullor Gentian dhe Basso, të cilët sipas listës së konsujve të Romës epin vitin e sakët të ngritjes së monumentit. Terntius Gentianus dhe Pomonius Basso kishin qenë qift konsullor gjatë vitit 211 pas Krishtit, vit ky që njëherazi shënon ngritjen e altarit. Gentiani do të ketë qenë më origjinë ilire dhe kognomeni i tij është nxjerrë nga diminutivi i emrit vetjak ilir, Genthius, Gentius.


Zbulimi i altarit është i rëndësishëm për faktin që dëshmon ekzistimin e një stacioni beneficiar konsullor në Syriganë, pranë rrugës vicinale antike që lidhte Mitrovicën më Pejën, sikurse edhe ekzistimin e një qendre bukur të madhe të antikitetit, me jetëgjatësi nga fillimi i shek. III – VI mbas Krishtit, brenda të cilit gjendej edhe kisha e antikiteti të vonë, të cilën e dëshmon toponimi. (Nga libri : H. Mehmetaj, Trashëgimia arkeologjike e Komunës së Istogut, Prishtinë 2016).


Altari i Konsujve nga Syrigana (Dizajn: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

9 hours ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

12 hours ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

13 hours ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

13 hours ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago