<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shkencëtarët të cilët kanë humbur jetën nga shpikjet e tyre

Shpikësit e çojnë përpara civilizimin që nga fillimi dhe shumë shpesh ata janë personat të cilët i testojnë shpikjet e reja, mirëpo disa nga ato shpikje mund të jenë vdekjeprurëse.

Kjo është lista e shkurtër e inxhinierëve, shkencëtarëve dhe e personave të tjerë, të cilët duke i testuar shpikjet e veta kanë humbur jetën.
1Francis Edgar Stanley dhe Freelan Oscar Stanley

Francis Edgar Stanley dhe vëllai i tij binjak Freelan Oscar Stanley më 1896 kanë shpikur automobilin “Stanley Steemer”. Ata më 1906 thyen rekordin e shpejtësisë për kalimin më të shpejtë të një miljeje (1,6 kilometra) për 28,2 sekonda.

Kjo do të thotë që vetura e tyre ka mundur të arrinte shpejtësinë deri në 205 kilometra në orë. Të dy vëllezërit më 1918 shitën kompaninë, ndërkaq më vonë po të njëjtin vit humbën jetën në automobilin të cilin vetë e ndërtuan.

2. Jean-François Pilatre de Rozier

Njeriu i parë i cili e ka shpikur balonën me ajër të ngrohtë ka vdekur me rastin e kalimit të Kanalit anglez. Jean-François Pilatre de Rozier,  ka marrë pjesë në fluturimin e parë të balonës me ajër të ngrohtë në vitin 1783 bashkë me Markizin Darlando, për shkak se nuk ka dëshiruar të lejojë që ai nder t’i takojë dikujt tjetër. Ky fluturim atë e bëri person të famshëm.

3. Thomas Andrews

Thomas Andrews ka qenë ka qenë arkitekti kryesor i anijes “Titanic”. Ai ka propozuar që anija t’i ketë 46 anije për shpëtim. Në fund, vetëm 20 sosh kanë gjetur vend në “Titanic”. Çastet e fundit të jetës i kaloi duke u ndihmuar njerëzve që të gjenin jelekët e shpëtimit. Trupi i tij kurrë nuk është gjetur.

4. Otto Lilienthalka

Otto Lilienthalka shpikur aeroplanin pa motor. Inspiruar nga vëllezërit Wright ka konstruktuar 18 tipa avionësh dhe ka bërë 2.000 fluturime. Mirëpo, me rastin e fluturimit të fundit ka humbur kontrollin me ç’rast ka filluar të humbë lartësinë. Fjalët e fundit të tij kanë qenë: “Viktimat patjetër duhet të ndodhin”.

5. Li Si

Li Si, këshilltar i Dinastisë Qin, ka shpikur metodën e torturave të quajtur “Pesë dhembje”, mirëpo pas ndërrimit të pushtetit, ai është ekzekutuar me të njëjtën metodë të cilën e ka shpikur për të torturuar të tjerët.

6. Marie Skłodowska-Curie

Marie Skłodowska-Curie ka marrë çmimin “Nobel” për shpikje në fushën e fizikës dhe të kimisë, e cila më vonë ka vdekur nga ekspozimi i rrezatimit. Ajo ka zbuluar radiumin dhe poloniumin dhe ka bërë avancime të shumta në fushën e radioaktivitetit (fjalën radioaktivitet e ka shpikur ajo vetë). Ajo gjithashtu ka qenë femra e parë e cila ka marrë çmimin “Nobel” dy herë. Curie i është ekspozuar një sasi të madhe të rrezatimit dhe ka vdekur nga leukemia plastike në vitin 1934, ndërkaq ajo pjesën më të madhe të punës së saj e ka bërë në një dhomë pa mjete mbrojtëse.

7. Franz Reichelt

Franz Reichelt, rrobaqepësi fluturues, ka kërcyer nga maja e Kullës së Ajfelit. Ka dashur t’i provojë rrobat e qepura në formë parashute. Për ta testuar shpikjen e tij, në vitin 1912 ka kërcyer nga Kulla e Ajfelit, me ç’rast humb jetën. Sipas artikullit të shkruar në atë periudhë, policia e Parisit ka lejuar ta bënte  eksperimentin e tij duke menduar që do të përdorte kukullën.

postbck postbck

Recent Posts

Parashikimi i motit për fundjavën

  Nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, fundjava do të karakterizohet me mot…

16 hours ago

Marrja e mendve, ja se kur duhet të shqetësoheni

  Të paktën njëherë e kemi provuar të gjithë marrjen e mendve dhe humbjen e…

19 hours ago

Momente tensioni në Kaliforni, surfisti arrin t’i shpëtojë peshkaqenit

  Një surfist nga Kalifornia u detyrua të ndërpriste surfin pasi një dron vuri re…

19 hours ago

Dhimbjet e shpeshta në këmbë mund të jenë shenjë e kësaj sëmundjeje, reagoni në kohë

  Ngërçet në këmbë janë një dukuri e zakonshme dhe më shpesh ndodhin pas sforcimeve…

20 hours ago

Çfarë është ADHD, shenjat që tregojnë se mund ta keni

  Deficiti i vëmendjes dhe çrregullimi hiperaktiv (ADHD) është një çrregullim i shëndetit mendor që…

22 hours ago

Çfarë janë “patch” e vendosura në fanellat e Kupës së Botës dhe si janë të ndara ato!

  Mes të rejave të para të këtij edicioni të Botërorit janë edhe “patch” (ngjitëset)…

22 hours ago