Gazeta serbe “Proleter”, 30. janar. 1930: “Fshatra të tëra digjen me qëllim që t’u lirohet vend kolonëve. Me pushkë, me mitralozë dhe me bomba, dëbohen mijëra e mijëra familje shqiptare nga vatrat e tyre”

Gazeta serbe “Proleter” në vitin 1930 sjellë dhunën serbe ndaj shqiptarëve dhe pastrimin etnik të kryer tanimë nga shteti serb, Serbia, shkruan MekuliPress.com.

“Në Maqedoni dhe në Kosovë, diktatura gjeneralo-fashiste vazhdoi politikën agrare serbomadhe me mjete të papara deri më tash të terrorit të bardhë. Toka, thjesht, në mënyrë të dhunshme merret dhe u jepet bellogardistëve dhe vullnetarëve serbomëdhenj.

Fshatra të tëra digjen me qëllim që t’u lirohet vend kolonëve. Me pushkë, me mitralozë dhe me bomba, dëbohen mijëra e mijëra familje shqiptare nga vatrat e tyre”. (Shih: “Proleter”, 30. I. 1930)/MekuliPress.com/ InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here