Një prej statujave më të mëdha dhe më të vjetra monolite të botës, Sfinksi vazhdon të ruajë Piramidat e Mëdha…
Me trupin e një luani dhe kokën e një njeriu, Sfinksi i Madh, në Platenë e Gizës në Egjipt, u skalit nga një masë e vetme guri gëlqeror rreth 5000 vjet më parë. Ndonëse historia e kolosit 73 metra të gjatë është e zhytur në mister, besohet se ai është ndërtuar gjatë mbretërimit të Faraonit Khafre – i cili ndërtoi gjithashtu të dytën e Piramidave të mëdha – dhe mund të ketë fytyrën e sundimtarit. Sfinksi është një pjesë e pandashme e Egjiptit të sotëm, duke tërhequr miliona turistë ndërsa shërben edhe si një lidhje me qytetërimin e lashtë të këtij vendi.
Fytyrëkuq: Ka disa shenja mbi pamjen fillestare të Sfinksit të Madh. Janë gjetur mbetje të pigmentit të kuq, kështu që është e mundur që e gjithë fytyra e tij të ketë patur një ngjyrë të kuqe të errët.
Trupi i varrosur: I gjithë Sfinksi, përveç kokës ka qenë i varrosur në rërë për mijëra vite. Nxjerra e tij nisi prej eksploruesit italian Giovanni Battista Caviglia në vitin 1817, por trupi doli i gjithi në dritë vetëm në shekullin 20.
I rruar: Kur u nxorr Sfinksi, u gjetën edhe fragmente të një mjekrre prej guri të bërë gërshetë. Nuk ka gjasa të ketë qenë pjesë e skalitjes fillestare, por është shtuar rreth një mijë vite më vonë.
Fytyra e Faraonit: Ndonëse një temë e debatuar nxehtë, përgjithësisht pranohet se fytyra e Sfinksit tregon vetë Faraonin Khafre, i cili është i varrosur në një prej piramidave aty pranë.
Kalimi i kohës: Trupi i Sfinksit, që është një gur gëlqeror më i butë, është gërryer më shumë se sa koka, por ai ka qenë mbrojtur për shkak se ka qenë nën rërë.
Mbetjet: Për shkak të pozicionit të Sfinksit të madh në një gropë të madhe larg piramidave, mendohet që ai është skalitur në një gurore gurësh gëlqerorë, që ishte përdorur për ndërtimin e Piramidës së Khafres.
Ëndrra e faraonit: Mes putrave të Sfinksit të Madh ndodhet një pllakë e madhe, Dream Stela, e cili u ngrit nga Tutmosi IV, pasi ai urdhëroi restaurimin e statujës. Ajo flet për një ëndërr që Tutmosi pa kur ishte princ, në të cilën Sfinksi i ofronte atij fronin, dhe në këmbim ky duhej të rindërtonte trupin e Sfinksit.
Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…
Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…
Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…
Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…
Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…
Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…