Ishte viti 1953 dhe shqiptarë iknin në emigrim në Beograd të Serbisë. Siç thuhej, kjo bukë e emigrimit ishte e lyer “me gjak”.
Këta shqiptarë kanë frymëzuar poetin e madh shqiptar Esad Mekulin të shkruaj poezinë “Sharrëxhiu”. Këto janë disa fotografi reale nga ajo kohë:
Poezia e Esad Mekulit për emigrantët ekonomikë shqiptarë në Beograd:
“Xhepat e sharrëxhiut janë shumë të ngushta për duart e ënjtura të tij”.
Ai kur e sheh sharrëxhiun me sëpatën e rrasur në shokë, e bishti i saj ka dalë prapa, dyshon se mos vallë për këtë na quajtën njerëz me bishta?
:“O vëlla me sharrë në krah”
Do të shoh prapë me duar të mërdhime nën sjetull
Me sharrën e stërlashtë mbi krah
Dhe sopatën e mprehtë të rrasun në shokë
Në fytyrën tande lexoj:
Kam fjetur në podrumin e lagshtë, unë i trembëdhjeti
Dhe kam hangër në kusinë e bakrit, të sjellun prej vendlindjes
Prej vendlindjes, fasulen e hollë të vendlindjes unë i trembëdhjeti.
-Pse unë kënaqem me pak prej këtyre duarve të mërdhime,
Atje mbas 77 bjeshkëve, 7 gojë presin… /voal.ch /InforCulture.info
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…