<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pse pasaportat kanë ngjyra të ndryshme dhe çfarë nënkuptojnë ato!

Duhet ta keni vënë re se pasaportat e shteteve të ndryshme kanë ngjyra të ndryshme. Në varësi të vendit ku jeni, ngjyra e pasaportës mund të tregojë shumë për vendin që e quani shtëpi. Edhe pse nuk ka udhëzime të rrepta ndërkombëtare për ngjyrat e pasaportave, nuancat e tyre nuk janë aspak të rastësishme. Vendet zakonisht zgjedhin ngjyrat që në bazë të kulturës, politikës apo besimit të tyre.

Për shembull, vendet islamike shpesh ngjyrën jeshile sepse kjo ngjyrë është e rëndësishme në fenë e tyre. Anëtarët e Bashkimit Evropian, nga ana tjetër, përdorin pasaporta me nuancat kafe, njësoj edhe vendet që dëshirojnë të anëtarësohen në BE, siç është Shqipëria.

Pasaporta e Shteteve të Bashkuara ndër vite ka ndryshuar nga bezhë në jeshile, e kuqe dhe në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, ajo më në fund u vendos në blu. Ajo përputhet me blunë në flamurin Amerikan, sipas Economist. Brazili, Argjentina dhe Uruguaji, kanë gjithashtu pasaporta blu.

Por pse shumica kanë nuanca të errëta? Sipas Bill Waldron nga Holliston, një firmë për shtypjen e pasaportave me bazë në Tenesi, ngjyrat e errëta preferohen sepse mund të fshehin papastërtinë dhe duket më zyrtare. Mendoni pasaportat rozë! Por ka disa përjashtime, natyrisht. Nëse jeni një shtetas suedez që ka humbur pasaportën,vendi do t’ju dërgojë një dokument udhëtimi urgjent ngjyrë rozë.

postbck postbck

Recent Posts

Dimitrios P. Kremos: Shqipja shfaqet si “motra e vetme” e gjuhës helene

Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…

8 hours ago

Manol Blesi “Poeti me përkrenare”, që na njohu me veprat e stradiotëve, protagonistët e historisë e shqiptare, jashtë kufijve gjeografikë

Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…

8 hours ago

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe pritja e tyre nga administrata osmane

Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…

9 hours ago

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

1 day ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

1 day ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

1 day ago