<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ja cilat ushqime duhet t’i lani dhe cilat jo!

Që ku ishim fëmijë prindërit na kishin mësuar së çdo gjë duhet ta lajmë para se ta hamë. Ushqimet ne i lajmë për të larguar bakteret e pranishme në sipërfaqen e tyre. Megjithatë, ka disa ushqime që është mirë të mos i lani, para se t’i konsumoni, sepse ata mund të nxisin bakteret dhe dëmtojnë shëndetin. Dritare.net ju sjell disa ushqime që duhet t’i lani dhe disa të tjera që nuk duhet t’i lani. Më poshtë mund t’i lexoni!

Ushqimet që nuk duhen larë

Mishi i pulës

Pula që në momentin kur e blini në treg ka shumë baktere të pranishme. Kur ju e lani, këto baktere do të futen në të gjithë mishin e pulës nëpërmjet ujit, prandaj është më mirë të mos e lani. Kur pula të jetë duke u zier, do të shkatërrojë vetë bakteret e pranishme në të nga temperaturat e larta.

Vezët

Vezët e përpunuara zakonisht mbështillen nga një shtresë e mineralit vajor. Në mënyrë që të krijojë një mburojë kundër baktereve. Nëse ju i lani vezët dhe nuk i gatuani direkt, atëherë ata do preken nga bakteret, prandaj s’duhen larë.

Mishin

Njëjtë si pula, edhe mishi i viçit, derrit etj ,nuk duhet larë. Mënyra më e mirë për të trajtuar mikrobet është temperatura e lartë. Përdorni peceta për të fshirë lëngun, pasi lëngu përmban baktere të dëmshme, informon dritare.net.

Makaronat

Në botën e kuzhinës, është mëkat të lash makaronat para se t’i gatuash. Kur lahen ju largoni shtresën e niseshtesë, e cila është e domosdoshme për thithjen e salcës. Pas valimit, makaronat mund t’i lani.

Kërpudhat

Kërpudhat kanë aftësi të mëdha absorbuese. Ata humbin elasticitetin ku janë të zhytura në ujë. Mënyra ideale e pastrimit të tyre është t’i lani me pak ujë dhe t’i lini të thahen para gatimit.

Ushqimet që duhen larë

Ushqimet e konservuara

Lani kapakun para se t’i hapni në mënyrë që asnjë lloj mikrobi të mos hyjë brenda.

Fruta dhe perime me lëkurë të ngrënshme

Edhe pse frutat dhe perimet janë të shndritshme nga jashtë, nuk do të thotë që janë të pastra. Gjithmonë lajini ata para se t’i konsumoni.

Fruta perimet me lëkurë të pangrënshme

Edhe pse mbrohen nga një shtresë e trashë, gjithmonë është e këshillueshme t’i lani ato. Bakteret gjithmonë arrijë të krijojnë kontakt më brendësinë e frutit. Është shumë mirë të lash shalqirin, bananen dhe ushqime të tjera të tilla.

Frutat e thata

Frutat e thata janë më të pista nga të gjitha ushqimet që konsumoni. Njerëzit nuk i lajnë, sepse mendojnë se iu largojnë aromën, por është mirë që t’i lani. Lërini disa orë në ujë para se t’i hani.

Arrat

Arrat kanë një acid që lufton bakteret dhe mikrobet. Ky lloj acidi është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut nëse konsumoni tepër arra. Lani arrat për të qenë të sigurt.

postbck postbck

Recent Posts

Dimitrios P. Kremos: Shqipja shfaqet si “motra e vetme” e gjuhës helene

Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…

6 hours ago

Manol Blesi “Poeti me përkrenare”, që na njohu me veprat e stradiotëve, protagonistët e historisë e shqiptare, jashtë kufijve gjeografikë

Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…

7 hours ago

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe pritja e tyre nga administrata osmane

Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…

8 hours ago

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

1 day ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

1 day ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

1 day ago