<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ura antike e Rogovës së Gjakovës

Shkruan: Haxhi Mehmetaj

Ura i takon antikitetit të hershëm të shekujve I – III pas Krishtit dhe radhitet nder urat më të mëdha e me të vjetra të drurit në Gadishullit Ilir. Toponimi Sakrarnica më origjinë latine ( latinisht sacer, shqip i (e) shenjtë),është dëshmi bukur e sigurt për rrënjët e legjendës së flijimeve njerëzore që nga antikiteti dhe mbijetesën e saj deri ne ditët e sotme përmes Urës së Fshejtë, në afërsi të fshatit Fshejt, sikurse edhe origjinës se lashtë të emrit të këtij fshati.

Rreth 1 km në periferinë juglindore të fshatit Rogovë të komunës së Gjakovës, mbi shtratin e lumit të Drinit të Bardhë, në toponimin Sakranica, në një degëzim të rrugës antike Lissus – Naissus dhe të rrugës mesjetare Via De Zenta janë zbuluar gjurmët e një ure të vjetër. Arkitektura e urës përbehej nga guri dhe druri. Dyshemeja ka qenë e ngritur prej konstruksionit të drurit dhe mbështetej në katër këmbë të gurit, të ngritura mbi shtratin e lumit dhe në të dyja anët mbi dy masive bregoresh të mureve prej guri. Ruhen ende mirë masivet e bregoreve të anës së djathtë të lumit, të vendosura paralel njëra me tjetrën në një distancë 8.10m. Njëri mur ruhet në lartësi 1.90m,gjatësi 3.00m dhe gjerësi 2.90m, kurse tjetri me lartësi 2.50m,gjatësi 3.10 dhe gjerësi 2.70m.


Muret e bregoreve të urës kanë qenë të ngritura më gurë mesatar dhe blloqe gurësh përmasash 30 x 60cm, të lidhur më llaç gëlqereje cilësore të ngjyrës së bardhë, në alternacion më tre deri në katër breza gurësh në përngjasim të teknikës opus mixtum, ku në vend të rreshtave të tullave janë venë në përdorim rrasat e gurëve. Ndërsa bërthama e murit është mbushur në trajtë të betonit romak. Në të dyja muret kanë mbetur vrimat e trarëve të drurit përmasash 15 x 18cm, të cilat përshkonin terë gjatësinë e murit. Sipas distancës së skajeve të mureve të bregoreve dhe distancës së mesit të mureve rezulton qe ura ka qenë e gjatë 71m dhe e gjerë 8.10m. Ura i takon antikitetit të hershëm të shekujve I – III pas Krishtit dhe radhitet nder urat më të mëdha e me të vjetra të drurit në Gadishullit Ilir. Toponimi Sakrarnica më origjinë latine ( latinisht sacer, shqip i (e) shenjtë),është dëshmi bukur e sigurt për rrënjët e legjendës së flijimeve njerëzore që nga antikiteti dhe mbijetesën e saj deri ne ditët e sotme përmes Urës së Fshejtë, në afërsi të fshatit Fshej, , sikurse edhe origjinës se lashtë të emrit të këtij fshati. Pranë urës ndodheshin gjurmët e një vendbanimi dhe të një stacioni rrugor poashtu të periudhës antike. ( Nga libri : H. Mehmetaj, Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Gjakovës, Prishtinë 2019, 38-39,fig.37-39.).

Ura antike e Rogovës (Dizajn: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

19 hours ago

Harrojini kimikatet/ Me vetëm dy përbërës largoni njollat më ‘kokëforta’ nga vaska

    Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…

20 hours ago

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

21 hours ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

2 days ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

2 days ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

3 days ago