Turbulenca në aeroplan mund të duket si fundi i udhëtimit, por statistikisht, nuk ka të dhëna që thonë se është rrëzuar ndonjëherë ndonjë aeroplan për shkak të turbulencës.

Ja pse ndodh turbulenca dhe pse kjo s’duhet t’ju frikësojë që të hipni në aeroplan:

Turbulenca është një ndryshim i papritur në rrjedhën e ajrit. Mund të shkaktohet nga një numër faktorësh. Shkaku më i zakonshëm është ajri i turbullt në atmosferë.

Rrjedhat në motorin e aeroplanit shkaktojnë ndryshime të papritura në shpejtësinë e erës që mund ta lëkundin aeroplanin. Një lloj tjetër është edhe turbullira termike. Ajo krijohet nga ajri i nxehtë në rritje, zakonisht nga retë kumulus apo nga stuhitë, transmeton pushime.com.

Turbulenca mekanike shkaktohet nga peizazhi. Malet ose ndërtesat e larta mund të shtrembërojnë rrjedhën e erës në qiell mbi ta. Aeroplanët gjithashtu mund të krijojnë turbulencë.

Krahët shkaktojnë turbulencë duke kaluar përmes ajrit. Kjo mund të ndikojë në aeroplanët që fluturojnë pas njëri-tjetrit. Kjo është edhe një nga arsyet pse aeroplanët shmangin rrugën e njëjtë të fluturimit në ngritje dhe ulje, pra mund të kalojnë nëpër një rrugë kah të shkojnë, por të kthehen nga një rrugë tjetër kah të vijnë.

Pilotët dhe kontrolli i trafikut ajror bëjnë shumë për të shmangur turbulencën. Por edhe kur një aeroplan hyn në të, rreziku është i ulët. Aeroplanët modernë janë ndërtuar për t’iu bërë ballë edhe turbulencave më të rënda.

Ata mund të bien dhe të çohen shumë shpejtë në 100 metra. Kështu, turbulencat nuk kanë shkaktuar rrëzim të aeroplanit që më shumë se 40 vjet. Por për fat të keq, ngrohja globale mund të ndikojë që kjo të rritet deri më 2050.

Kur rezervoni ulëse, synoni ato që janë më afër krahëve. Këto ulëse janë më të qeta në turbulencë. Por tani për tani, besoni pilotit tuaj, jini të zgjuar dhe mbajuni fort.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here