Më në fund shkencëtarët e kanë zbuluar pse mjalti është antibiotiku më i mirë natyral. Kjo mrekulli e natyrës, është edhe më e fuqishmja se çdo antibiotik tjetër për shkak të vetive të tij antivirale, antifungale dhe antibakteriale.
Mjalti përmban ‘defensin-1’ një proteinë që prodhohet nga bletët që mund të veprojë si një agjent vrarës i mikrobeve.
Kur konsumohet mjalti ka aftësi që të vrasë një numër të madh patogjenësh, përfshirë MRSA dhe disa bakterie të rrezikshme.
Fuqia e mjaltit është te mënyra se si mund të luftojë ai shumë infeksione, duke e bërë shumë të vështirë që bakteriet të bëjnë rezistencë.
Ph.D. Susan M. Meschwitz, pretendon se mjalti mund të garantojë një efekt ‘osmotic’, që e ka origjinën te niveli i lartë i përqëndrimit të sheqerit në mjaltë.
Peter Molan është biokimisti që ka studiuar efektet e mjaltit si antibiotik natyral, në 25 vitet e karrierës së tij. Ai shpjegon se mjalti ka aftësinë për të vrarë edhe bakteret më rezistente.
Sipas tij, mjalti mund të sigurojë efekte më të mira në trajtimin e plagëve, në krahasim me çdo produkt tjetër farmaceutik, dhe kjo është konfirmuar edhe nga provat klinike.
Mjalti përmban vitamina, minerale, antioksidantë, dhe probiotikë. Ai është i pasur me vitaminën B2 ose acid riboflavin B3, vitaminë A, vitaminë C dhe B5 të quajtur acid pantotenik.
Gjithashtu, mjalti është i mbushur me shumë minerale si kalium, hekur, zink, jod, bakër, magnez, kalcium.
Kur është fjala për trajtimin e një sëmundje bakteriale, mjalti duhet të jetë zgjedhja e parë e trajtimit.
Gjithmonë përdorni mjaltë të papërpunuar, organik. Gjatë përpunimit, shkatërrohen enzimat esenciale dhe ushqyese.
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…
Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…
Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…
Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…
Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…
Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, e administruar së bashku me një ilaç…