Një sistem pankreatik artificial mund të ndihmoj fëmijët ta kontrolojnë diabetin, dhe ta mbajnë nivelin e sheqerit në gjak stabil, thuhet në një studim të botuar të mërkurën në “New England Journal of Medicine”.
Shkencëtarët studiuan 101 fëmijë midis moshës 6 dhe 13 vjeç për katër muaj në një provë klinike të rastësishme, duke analizuar efektin dhe funksionin e një sistemi artificial të pankreasit dhe një pompe të insulinës.
Sistemi artificial I pankreasit monitoron automatikisht dhe rregullon nivelin e glukozës në gjak. Nuk implantohet te pacientët, por përdor një kompjuter për të koordinuar monitorimn e glukozës me pompën e insulinës.
Fëmijët, që kishin përdorur këtë sistem patën një përmirësim prej 7% në mbajtjen e niveleve të glukozës në gjak brenda niveleve të synuar gjatë ditën dhe një përmisim prej 26% gjatë natës.
“Për diabetikët e tipit 1, kontrollimi I niveleve të glukozës në gjak gjatë natës është thelbësor sepse hipoglikemia e rëndë, e pakontrolluar mund të çoj në gjendje kome madje edhe vdekje”, kanë shkruar studiuesit.
“Përmirësimi I kontrollit të glukozës në gjak gjatë natës, për neve është një arritje e madhe”,tha Dr Paul Wadwa, doktoreshë në Qendrën e Diabetit për Fëmijë.
Ky inovacion është një sistem I menaxhimit te diabetit “gjithçka në një”, që përdor një CGM për të vrojtuar vazhdimisht nivelet e glukozës në gjak, dhe një pompë me insulin për të dhënë automatikisht kur të jetë e nevojshme.
Rezultatet e testimit të kësaj pajisjeje deri tani kanë qenë të shkëlqyera, dhe studiuesit shpresojnë që këto pajisje do të lehtsojnë kontrollimin e sëmundjes tek të gjithë fëmijët që vuajnë nga diabeti tipi 1.
Problemet kardiovaskulare shpesh nuk ndodhin papritur. Trupi ynë ka tendencën të lëshojë sinjale…
Jeni ndier ndonjëherë të trullosur teksa merreni me një projekt dhe nuk dini…
Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…
Rastet me Covid janë shumëfishuar dhe shtrimet në spital janë pesëfishuar këtë muaj, tregojnë shifrat…
Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…
Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…