<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Botanisti që u dha emër 40 bimëve të rralla në Shqipëri

Atë e njohin të gjithë, studiuesin dhe zbuluesin e 40 bimëve të rralla. Por, suksesi i tij më i madh janë gjetja dhe identifikimi i dy bimëve më të veçanta në botë dhe që rriten vetëm në shqipëri. Brezat e studiuesve e njohin shumë vite më parë, kur ai udhëtonte me javë nëpër rrethina të ndryshme të Shqipërisë dhe sillte frutet e punës, që janë bimët e rralla. Ndërsa ne e gjejmë, po në shtëpinë e tij të dytë, pranë fakuletit, ku sapo ka përfunduar disa orë mësimi. Prof. Dr. Alfred Mullajin e takojmë për të na rrëfyer historinë e tij dhe lidhjen e përshpirtshme që ka ai me bimët. Gjithë karrierën 36-vjeçare ia ka kushtuar bimësisë dhe zbulimit të atyre bimëve që sot janë në arkivat e pasura të fakultetit. Mjaft studime për florën e shqipërisë mbajnë autorësinë e tij dhe që sot studiohen edhe në auditor. 

Lidhja me natyrën

Lidhja me natyrën për të është e fortë dhe ka nisur që në vitet e para kur ai përfundoi studimet për Kimi-Biologji dhe punoi në shkollën e mesme të Gramshit si mësues, deri në vitet 1976-1983. Më pas, ai zhvendoset në Tiranë si Punonjës Shkencor  në Institutin e Kërkimeve Biologjike deri në vitin 2007, si dhe pedagog (deri më sot) pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Nga biseda me të mësojmë se 40 bimë që sot janë pjesë e studimeve dhe e ruajtjes së bimëve në këtë fakultet mbajnë autorësinë e tij. Në vendin tonë ekzistojnë 3509 bimë të njohura në popullatë, por dhe të panjohura. Madje një pjesë e tyre shërbejnë si mjekime popullore apo bimë dekorative. Kur e pyesim z. Alfred Mullajin për bimët dekorative që gjenden në gjendje të egër dhe përdoren edhe në shtëpi, ai na përgjigjet se: “Ka bimë të tilla që gjenden në gjendje të egër dhe mbahen edhe në shtëpi. I tillë është Zambaku i Detit, i cili mbahet në ambientet familjare dhe njëkohësisht përdoret si bimë dekorative nëpër lokale”. 

Ekspeditat

Për këdo që nuk e kupton, mund ta shpjegojmë se z. Mullaj ka udhëtuar me vite nëpër shtigje të ashpra të vendit, për të mbledhur bimë, të cilët puna dhe pasioni për florën e pasur shqiptare, kanë bërë që ai t’u kushtojë gjithë karrierën e tij. “Kam shkuar me ekspedita për vite e vite me radhë. Më është dashur që të shkëputesha nga familja rreth 80 apo 90 ditë në vit, aq sa kohë zgjasin ekspeditat. Shpeshherë edhe pa dëshirën e familjarëve. Por pasioni i veçantë për bimët, më ka bërë që të shkel në terrene të ashpra dhe të buta të vendit, por me një bimësi të pasur”,- shprehet Alfred Mullaj. Ai është bashkëshort dhe baba i dy fëmijëve, që kanë zgjedhur profesione krejt të kundërta nga profesioni i tij. Djali i tij Genti ka përfunduar studimet për administrim biznesi dhe punon në bankë në SHBA, ndërsa Anisa punon si juriste. 

Kërkimet

Gjithë jeta i ka shkuar me kërkimet mbi bimësinë dhe krahasimin me bimët që rriten në terrene dhe klimë të vendeve të tjera të globit. Emri i tij, tashmë është një pasuri për historinë e fakultetit, pasi në dosje flenë të paprekura bimët e thata dhe të renditura, sipas një radhe që vetëm profesor Alfredi e kupton. Ai na tregon se zona më e pasur me bimësi është zona e Alpeve të Shqipërisë dhe të gjitha terrenet malore të vendit. Por nuk përjashtohet dhe zona bregdetare. Profesor Alfredi (ashtu siç e thërrasin studentët) na shpjegon se Shqipëria renditet ndër zonat më të pasura në Europë me bimësi, ndërkohë që vendin e parë e mban turqia.  

Dy bimët e rralla

Në Shqipëri ekzistojnë dy bimë të rralla që nuk gjenden në asnjë vend të botës. Botanistët i ruajnë me krenari këto specie të rralla që askush në botë nuk i ka. Bëhet fjalë për dy lloje bimësh të specifikuara me emrat: Gymnospermium altaicum (Pallas) Spach subsp. Scipetarum, Leucojum ionicum. Këto specie janë të rralla për shkencën dhe botanikën tonë. Gjithashtu edhe për studimet që bëhen në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Për profesor Alfredin, këto gjetje janë një arritje në karrierën e tij dhe një justifikim i gjithë punës së bërë në terren për vite me radhë. Bima e parë është gjetur në zonën e Elbasanit, ndërsa Leucojum ionicum ose ndryshe Bilbilbardhë e Vlorës, është gjetur në zonën e Vlorës. Emrat e bimëve janë në gjuhën latine dhe njëra e ka edhe në shqip emrin e saj. Por edhe Gymnospermium altaicum (Pallas) Spach subsp. Scipetarum, që jo kushdo e kupton se çfarë domethënie ka, fjala e fundit “Scipetarium” tingëllon më shqip se kurrë. Çka do të thotë se ka në përbërjen e saj fjalën “shqiptar”. Edhe pse këto bimë kanë disa vite që janë pjesë e arkivës së pasurtë florës, me krahasimet e fundit nuk janë gjendur simotrat e tyre në botë.

postbck postbck

Recent Posts

Truku pesë minutësh për të larguar aromën e keqe nga lavamani

  Kuzhina është ndoshta ambienti më i ngarkuar në një shtëpi, ku ndodhin lloj-lloj aktivitetesh,…

13 hours ago

Profesioni më i ‘rrezikshëm’ në botë, punon vetëm dy herë në vit dhe fiton 40 mijë euro

      Një punë e pazakontë, por shumë e paguar, po tërheq vëmendjen në…

13 hours ago

Pse Golfi pati emër ndryshe në Amerikë?

  Më shumë se gjysmë shekulli më parë, Volkswagen Golf solli revolucion të vërtetë në…

13 hours ago

Njihuni me 5 plazhet më të bukura në botë (FOTO)

  Renditja e “The World’s 50 Best Beaches” bazohet në kontributin e mbi 1 mijë…

14 hours ago

Si t’i eliminoni mushkonjat nga shtëpia?

  Mushkonjat janë të bezdisshme dhe shfaqen në periudhën kur temperaturat nisin të rriten. Ato…

14 hours ago

ÇFARË MUND TA KËRCËNOJË EVROPËN? OBSH identifikon kërcënimet e ardhshme pandemike

  OBSH-ja ka identifikuar familjet virale me rrezikshmërinë më të lartë për shkak të karakteristikave…

1 day ago