<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si të kujdeseni për lëkurën e irrituar nga maska

Mbajtja e maskës është kthyer në normë dhe këshillohet në vende publike për të ulur mundësinë e transmetimit të virusit COVID-19.

Një ndër pretendimet që dëgjon më shpesh nga njerëzit që mbajnë maskën me detyrim është se ajo u shkakton probleme jo vetëm me frymëmarrjen por edhe me lëkurën.

Disa prej këtyre problemeve kanë të bëjnëme rrjepjen e lëkurës në zonat e hundës, mjekrrës dhe poshtë veshit, por edhe skuqje, pucra e njolla nga më të ndryshmet.

Për të përmirësuar shëndetin e lëkurës gjatë pandemisë dermatologët japin këshillat e mëposhtme

Ndiqni Rutinën

Pastroni lëkurën dhe vendosni krem ushqyes para dhe pas përdorimit të maskës. Zgjidhni gjithmonë produkte që nuk bllokojnë poret dhe mos përdorni produkte që kanë si përbërës petrolatum, që mund të shkaktojë probleme me funksionet e maskës.

Përdorni Oksid Zinku

Për parandalimin apo qetësimin e lëkurës së irrituar nga maska, ekspertët këshillojnë përdorimin e pastës së oksidit të zinkut i cili rëndom përdoret edhe për bebet. Vendosni pak nga pasta anash hundës dhe mbrapa veshit.

Kremërat Antibiotikë

Për shpërthime pucrash apo kokrrash në fytyrë, përdorni pastë ose krem me përmbajtje antibiotiku. Nëse pucra është e madhe mund të përdorni një likoplast për të krijuar barrierë mes saj dhe maskës.

Kujdesuni Për Aknet

Nëse në lëkurën tuaj shfaqen akne, lajeni atë rregullisht dhe më pas përdorni një krem zbutës me përmbajtje të lartë uji. Zgjidhni produkte që përmbajnë terma të tillë: retinoidë, benzoyl peroxide dhe acid salicilik. Gjithashtu, ju duhet të shmangni shtrydhjen e pucrave që përkeqësojnë inflamacionin dhe infeksionin në këtë zonë.

Ekspertët e AgroWeb.org, ju këshillojnë që të mos hiqni dorë nga larja e duarve dhe mbajtja e maskës sepse këto janë dy masa të forta parandaluese ndaj COVID-19.

Nëse vëreni që lëkura juaj ka pësuar një infeksion serioz si pasojë e maskës, këshillohuni me një dermatolog për një ndihmë më të specializuar.

postbck postbck

Recent Posts

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

15 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

15 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

2 days ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

2 days ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

2 days ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

2 days ago