<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pse mjekët e murtajës mbanin ato maska të çuditshme?

Epidemia e parë e konfirmuar e murtajës në histori është ajo Justiniane, e cila zgjati nga 541-750 dhe zhduku midis një çerek e gjysmë të popullsisë njerëzore në botën e atëhershme të njohur, ose rreth 50 milionë njerëz.

Përhapja e murtajës vazhdoi nga shekulli 15 deri në shekullin 19, me 100 shpërthime të reja epidemike në Evropë, duke shkaktuar rreth 200 milionë të vdekur.

Si gjithmonë në kohë krize, njerëzit iu drejtuan kishës dhe mjekëve.

Për ironi, këto të fundit rritën ndjenjën e njerëzve për tmerrin, duke bredhur rrugëve me pallto të zeza të gjata dhe maska të frikshme zogjsh me sqep të gjatë.

Megjithatë, ekzistonte një arsye e mirë (megjithëse e rremë) për këtë.

Edhe pse e çuditshme, pothuajse çdo pjesë e maskës kishte një funksion.

Ajo daton nga shekulli i 17-të dhe është dizajnuar nga Charles De Lorme, një mjek i oborrit mbretëror francez dhe mjek i preferuar i familjes Medici.

Për të mbrojtur veten gjatë trajtimit të pacientëve me sëmundje ngjitëse, ai krijoi një kostum të përbërë nga një pallto të gjatë deri në kyçin e këmbës dhe një maskë zogu me sqep, doreza, një kapelë dhe çizme.Venetët vishen si mjekë murtajash për të festuar Karnavalin e qytetit. Këtë vit, dy ditët e fundit të ngjarjes u anuluan për shkak të shqetësimeve në lidhje me coronavirusin.

Një shkop druri gjithashtu përdorej shpesh për të inspektuar pacientin pa e prekur. Çdo gjë ishte e mbuluar zakonisht në dyllë.

Kostumet u përdorën për herë të parë në Paris dhe më vonë edhe në të gjithë Evropën.

Rëndësia e sqepit të një shpendi

Maska kishte syze qelqi dhe një sqep të rrumbullakosur si zogu.

Sqepi ishte i zbrazët brenda dhe në praktikë mbushej me substanca me erë të fortë – qelibar, balsam limoni, nenexhik, karafil, tinkturë opiumi… Qëllimi i maskës ishte mbrojtja nga ajri i keq, i cili atë kohë mendohej se ishte shkaktari i sëmundjes.

Era e keqe që përhapej rreth të sëmurëve gjithash tu konsiderohej të ishte bartës i murtajës, dhe mjekët besonin se erërat e forta mund të parandalonin.

Bimët e vendosura në sqepin e maskës vepruan si një filtër që, besonin ata, pastronin ajrin para se mjekët ta thithnin atë.

Si transmetohet murtaja?

Murtaja ose “vdekja e zezë” shkaktohet nga një bakter i transmetuar nga një plesht i brejtësve te njerëzit. Gjithashtu, mund të përhapet përmes kontaktit fizik, si dhe teshtitje dhe kollitje nga personat e infektuar.

Murtaja nuk transmetohej nga ajri, por mjekët e kohës nuk e dinin, dhe në fakt kishte pak që mund të bënin për të ndihmuar të sëmurët.

Kjo është arsyeja pse, deri në ardhjen e antibiotikëve modernë dhe zbulimin e baktereve, murtaja ishte kaq vdekjeprurëse.

postbck postbck

Recent Posts

A e dini se cila kompani e njohur e modës prodhonte uniformat e ushtrisë na’ziste gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…

13 hours ago

Këta 6 përbërës nuk duhet në asnjë mënyrë të përzihen me njëri tjetrin

    Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…

13 hours ago

Ushqimet që ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ju ndihmojnë të kontrolloni urinë

  Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…

14 hours ago

A i shërojnë gështenjat këto 8 sëmundje, ja kush duhet t’i hajë urgjent…

    Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…

14 hours ago

Shenjat, simptomat e kancerit të gjirit: Cilat ndryshime nuk duhen neglizhuar

    Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…

15 hours ago

Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se çfarë i ndodh zemrës tuaj

    Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…

17 hours ago