Tmerret e Luftës së Madhe, si u bë rishpërndarja e botës

PSE, SHQIPËRIA U BË SHESHBETEJË?

102 vjet nga fillimi i Luftës së Parë botërore, që u mbiquajt Lufta e Madhe. Bilanci: 38 shtete të mobilizuar, me rreth 74 milionë ushtarë, 10 milion viktima në 1,500 ditë luftimesh, 20 milionë të plagosur dhe katër perandori të shpërbëra

Bota duhej të ribëhej edhe një herë dhe më tepër se kushdo kishte nevojë Evropa. Ndaj duhej konflikti. Kazani kishte kohë që ziente. Duhej vetëm pesë plumba, të cilët do të vrisnin të trashëgimtarin e fronit të Habsburgëve, arkidukën Ferdinand dhe gruan e tij Sofi dhe i gjithë mekanizmi do të vihej menjëherë në lëvizje.

Lufta e Parë Botërore zgjati nga 1 gusht 1914 deri më 11 nëntor 1918. Në të morën pjesë 38 shtete, me një popullsi prej 62% të botës. Por u luftua në 14 shtete. Shqipëria, gjithashtu ishte një vend ku u luftua edhe pse ajo vetë, nuk ishte e përfshirë në luftë.

Arsyet

Arsyeja kryesore për shpërthimin e luftës së Parë Botërore është dëshira e fuqive drejtuese, kryesisht Anglia, Franca dhe Austro-Hungaria, për të rishpërndarë botën. Fakti është se sistemi kolonial u rrëzua nga fillimi i shekullit të 20-të. Vendet kryesore evropiane që kishin lulëzuar për vite me radhë përmes shfrytëzimit të kolonive, tani ishte e pamundur të merreshin burime ashtu si ato, duke marrë ato nga indianët, afrikanët dhe amerikanët e Jugut. Tani burimet mund të fitoheshin vetëm nga njëri-tjetri. Prandaj, kontradiktat u rritën:

Shkaku

Arsyeja për fillimin e luftës së Parë Botërore ishin ngjarjet në Sarajevë (Bosnje dhe Hercegovinë). Më 28 qershor 1914, Gavrilo Princip, anëtar i organizatës Dora e Zezë e lëvizjes së Bosnjës së Re, vrau arkidukën Frans Ferdinand. Ferdinandi ishte trashëgimtari i fronit austro-hungarez, kështu që rezonanca e vrasjes ishte jashtëzakonisht e madhe. Kjo ishte arsyeja që Austro-Hungaria sulmoi Serbinë.

Rezultatet

Lufta e Parë Botërore u luftua në 14 shtete. Atë e morën pjesë vendet me një popullsi të përgjithshme prej më shumë se 1 miliardë njerëz (afërsisht 62% e popullsisë së përgjithshme botërore në atë kohë) Gjithsej 74 milion njerëz u mobilizuan nga vendet pjesëmarrëse, nga të cilat 10 milion u vranë dhe 20 milion të tjerë u plagosën.

Fundi

Luftimet morën fund si pasojë e armëpushimit në Compiegne pranë Parisit më 11 nëntor 1918. Pas 1500 ditë lufte, Gjermania dhe aleatët e saj kapitulluan. Katër fuqi të mëdha u prishën. Ato u thyen, u shpërbënë në kombe më të vogla ose u zhdukën tërësisht nga harta. Perandoria Gjermane, Austro-Hungaria, Perandoria Osmane dhe Perandoria Ruse.

Harta e re

Si rezultat i luftës, harta politike e Evropës ka ndryshuar ndjeshëm. U shfaqën shtete të pavarura si Polonia, Lituania, Letonia, Estonia, Finlanda dhe Shqipëria. Auto-Hungaria shpërtheu në Austri, Hungari dhe Çekosllovaki. Rumania, Greqia, Franca, Italia i rritën kufijtë e tyre. Kishte 5 shtete që humbën dhe humbën në territor: Gjermani, Austro-Hungari, Bullgari, Turqi dhe Rusi.

Lufta e I Botërore shënoi mbarimin e rendit botëror që u vendos pas Luftërave Napoleoniane, dhe ishte një shkaktare e rëndësishme për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.

Para luftës së Parë Botërore, Afrika dhe disa pjesë të Azisë, ishin pika të kontestimit mes shteteve Europiane. Kjo ishte e vërtetë veçanërisht për shkak të lëndëve të para që Afrika dhe disa vende të Azisë i posedonin. Rritja e garës dhe e dëshirës për perandori të mëdha, dërgoi në rritjen e konfrontimeve, që ndihmuan në nxitjen e një konlikti botëror.

Militarizmi

Bota kishte hyrë në shekullin XX dhe gara për armatim kishte filluar. Nga viti 1914, Gjermania kishte rritjen më të madhe në ndërtimin e armëve. Britania e Madhe dhe Gjermania, të dyja masivisht i kishin rritur flotat ushtarake në këtë periudhë kohore.

Lufta e Madhe prodhoi armë të çmendura. U zbrazën 450 fishekë në minutë, predha të rënda me tonelata. U prodhuan topa që godisnin deri në 130 km distancë

Sipas vlerësimeve të kohës, artileritë e të gjitha kombeve pjesëmarrëse në luftë, arrinin së bashku 850 deri në 860 milionë të shtëna.

Kështu, vetëm mitralozat MG 08/15 u prodhuan në mbi 130 000 copë. Edhe kamionë, aeroplanë dhe anije lindën në një numër të madh, duke u prodhuar në seri.

Në fillim të luftës, Gjermania posedonte mbi 330 avionë të prodhimit kryesisht të lehtë. Deri në përfundimin e luftës, Flota Ajrore Luftarake gjermane, me gjithë humbjet, ishte rritur me 5000 avionë.

Sheshbeteja

Fati i Shqipërisë në luftën e Madhe

Shqipëria qe duke hedhur hapat e parë si shtet pas shpalljes së pavarësisë, kur ndodhi atentati i Sarajevës më 28 Qershor 1914, që konsiderohet edhe si preteksti për shpërthimin e luftës e Parë Botërore. Shqipëria në luftën e Parë, nuk u bashkua me asnjë nga fuqitë ndërluftuese, të Antantës apo të Boshtit Qendror. Shqipëria, gjatë kësaj periudhe, ishte i vetmi vend ballkanik pa kryetar shteti, pa qeveri, pa politikë të jashtme të shtetit shqiptar. Fuqitë ndërluftuese nuk e shihnin Shqipërinë si vend aleat, apo kundërshtar, por si një terren lufte dhe plaçkë tregu për të kënaqur interesat e tyre. Dr. Marenglen Kasmi thotë se: Shqipëria ishte një nga vendet që ndonëse gjatë luftës së Parë, nuk bënte pjesë në asnjë aleancë dhe rrjedhimisht nuk ishte pjesë e saj, u kthye në një shesh të madh lufte për shtatë ushtri të huaja. Duke përfituar nga mungesa e ekzistencës shtetërore të Shqipërisë, por edhe nga prishjet e balancave politike evropiane që kishin ndikuar në krijimin e shtetit të ri shqiptar, Greqia, Mali i Zi dhe Italia shfrytëzuan menjëherë mundësinë për të kënaqur ambiciet e tyre territoriale dhe pushtuan ushtarakisht Shqipërinë. Kësisoj, Greqia pushtoi Korçën dhe Gjirokastrën, Italia në dhjetor 1914 pushtoi Vlorën dhe trupat serbo-malazeze hynë gjatë vitit 1915 në Shqipërinë Veriore dhe Qendrore. Pas disfatës së ushtrisë serbe në frontin ballkanik, në fillim të vitit 1916, trupat austro-hungareze hynë në ndjekje të tyre në Shqipëri dhe pushtuan ndërkohë rreth 2/3 e Shqipërisë. Ushtritë franceze dhe italiane pushtuan Korçën dhe Shqipërinë e Jugut. Nga fillimi i luftës së Parë Botërore e deri në fund të saj, fronti ndërmjet forcave të Antantës dhe Fuqive Qendrore u shtri përafërsisht në vijën Vlorë-Berat-Pogradec. Në truallin shqiptar shkelën dhe e pushtuan shtatë ushtri të huaja dhe e kthyen në zonë të operacioneve ushtarake ndërmjet grupimeve ndërluftuese. Dy grupimet ndërluftuese në planeve të tyre të luftës e të pasluftës, i përdorën territoret e Shqipërisë, si pjesë këmbimi për të kënaqur orekset e shteteve fqinj.

Kronologjia

28 qershor – Vritet në Sarajevë trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, Franc Ferdinandi i Habsburgëve.

-28 korrik –Austro-Hungaria i shpall luftë Serbisë.

-30 korrik- Mobilizohet Rusia e cila do që të mbrojë Serbinë, të cilën e ka aleate strategjike.

-1 gusht – Gjermania dhe Franca dekretojnë mobilizimin e përgjithshëm. Gjermania i shpall luftë Rusisë.

-3 gusht – Gjermania i shpall luftë Francës. Trupat gjermane pushtojnë Belgjikën që kishte shpallur neutralitet.

-4 gusht – Britania e madhe i shpall luftë Gjermanisë.

-23 gusht – Japonia i shpall luftë Gjermanisë.

-1 nëntor – Perandoria Otomane hyri në luftë në krahë të Perandorive të Qendrës.

Nga: Leonard Veizi

*Pamjet: Korçë, lufta I /Konica.al /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Lëvizja e këmbës: Pse ndodh dhe si ta trajtoni atë?

  Jeni ose një lëvizës i këmbëve ose dikush që irritohet shumë nga kërcimi i…

7 hours ago

A e dini pse djathi zviceran ka vrima?

  Termi djathë zviceran nuk i referohet nga vjen djathi, por lloji i djathit, ose…

7 hours ago

Kush ishte Xhafer Deva dhe pse Ambasada gjermane kundërshton restaurimin e shtëpisë së tij

  Deva ishte politikan me prejardhje nga qyteti i Mitrovisë. Ai gjithashtu ishte ministër i…

7 hours ago

Kështu pritej Tito në Kosovë në vitin 1950

  “Oral History Kosovo” në profilin e tyre zyrtar në “Instagram”, kanë publikuar fotografi nga…

9 hours ago

Kura me mese arrash për zemrën, mushkëritë dhe imunitetin

  Për shumë njerëz ky është një lëng që funksionon kundër kollës dhe problemeve me…

10 hours ago

Shurupi i mollës – Zbuloni sëmundjet që parandalon

  Shurupi i mollës është një nga lëngjet më të shëndetshme që mund të konsumoni…

10 hours ago