<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Aftësitë e fuqishme shëruese të hudhrës kundër sëmundjes së astmës

Hudhra është një nga ushqimet më të dobishme për shëndetin e njeriut. Ajo është e pasur në vlera ushqimore dhe shëndetësore të cilat e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje.

Përbërësit e saj kanë aftësi shëruese për shumë probleme në rrugët e frymëmarrjes, përfshirë azmën.

Hudhra e freskët përmban dy herë më shumë vitaminë C se domatja, dhe pikërisht kjo vitaminë i ka dhënë hudhrës aftësinë të luftojë edhe astmën.

Azma shkakton ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes, enjtjen e tyre dhe prodhimin e madh të sekrecioneve që luajnë rol bllokues.

Vështirësia në marrjen e frymës bëhet gjithnjë e më e madhe, ndërkohë që mund të shoqërohet edhe me kollë dhe fishkëllima të fytit.

Astma është një sëmundje e pakurueshme, por njeriu është në gjendje të mbajë nën kontroll simptomat e saj.

Cilat Janë Simptomat E Astmës
Njerëzit që vuajnë nga astma përjetojnë një marrje të beftë fryme që mund të vazhdojë për disa kohë.

Ata vuajnë edhe nga shtrëngimet e mprehta në kraharor.

Një simptomë tjetër është edhe kolla, fishkëllima e fytit dhe marrja e rënduar e frymës.

Kur astma godet në të njëjtën kohë me gripin ose të ftohurën, simptomat bëhen më të forta e shoqërohen edhe kollë.

Cilat Janë Përfitimet E Hudhrës Për Astmatikët
Nxit Shpërbërjen E Histaminës
Vitamina C tek hudhra nxit shpërbërjen e histaminës, një substancë që prodhohet nga sistemi imunitar.

Ajo ka detyrën të mbrojë organizmin dhe ndihmon në largimin e mikroorganizmave të dëmshëm, por edhe nxit alergjitë që manifestohen me tështima, lotë dhe kruarje.

Hudhra zbut simptomat e alergjive që përkeqësojnë astmën.

Neutralizon Radikalet E Lira
Radikalet e lira janë molekula të paqëndrueshme që kontraktojnë muskujt në rrugët e frymëmarrjes tek astmatikët.

Alicina, një substancë që gjendet tek hudhra, neutralizon këto radikale të lira.

Mbrojtje Për Rrugët E Frymëmarrjes
Hudhra nxit trupin të prodhojë lipide të cilat mbajnë të hapura rrugët e frymëmarrjes.

Astmatikët vuajnë nga bllokimi i këtyre rrugëve dhe vështirësitë në frymëmarrje.

Trupi është në gjendje të prodhojë substanca zhbllokuese por hudhra rrit prodhimtarinë e këtyre substancave.

Lufton Bakteret
Alicina tek hudhra shkatërron bakteret.

Këto të fundit janë përgjegjëse për shumë reagime alergjike që përkeqësojnë simptomat e astmës.

Pluhuri në dhomën e gjumit është një nga nxitësit më të fortë të azmës.

Duke ngrënë hudhër, bakteret që nxisin astmën eliminohen më shpejt.

Për të përfituar vlerat më të mira të hudhrës, është e udhës që ta konsumoni të freskët dhe ta përfshini në supa, sallata e të tjerë.

Ju mund ta konsumoni hudhrën edhe duke e përgatitur si çaj. lexoni këtu si përgatitet çaji i hudhrës.

postbck postbck

Recent Posts

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

11 hours ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

11 hours ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

18 hours ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

18 hours ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

1 day ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

2 days ago