<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vuani nga artriti? – Ja cilat ushqime duhet të shmangni

Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të përpiqen të kufizojnë ndjeshëm konsumin e ushqimeve që nxisin inflamacionin.

Çfarë Është Inflamacioni
Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj toksinave ose lëndëve të huaja në trup. Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer. Inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten.

Inflamacioni mund të prekë enët e gjakut dhe më pas trurin. Inflamacioni kronik, shkakatari i saktë i të cilit nuk dihet akoma, nxit shfaqjen e shumë sëmundjeve. Bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, sindroma metabolike, Alzheimeri, depresioni dhe artriti.

Ushqimet Që Duhet Të Shmangni Nëse Vuani Nga Artriti
Beteja kundër shumë sëmundjeve, përfshirë edhe artritin mund të nisë pikërisht në tryezë, duke shmangur një sërë ushqimesh.

Alkoli
Alkoli përkeqëson inflamacionin në trup, sidomos nëse pini 1-2 pije për vakt. Ekspertët rekomandojnë kufizimin e ndjeshëm të tij për të mbajtur nën kontroll sëmundjen.

Buka e Bardhë
Sipas të dhënave, buka e bardhë është një burim karbohidratesh të përpunuara. Ajo nxit inflamacionin dhe është e dëmshme për pacientët që vuajnë nga artriti. Në vend të bukës së bardhë mund të zgjidhni bukë me drithëra të plotë që është e pasur me fibër, vitamina dhe minerale.

Akullorja
Sheqeri nxit inflamacionin dhe bashkë me qumështin mund të përkeqësojë simptomat e artritit. Ekspertët janë kundër konsumit të rregullt të akullores.

Patatet e Skuqura
Njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të qëndrojnë larg patateve të skuqura. Ato përmbajnë acide yndyrore omega-6 që nxisin inflamacionin dhe përpos të tjerave janë karbohidrat i përpunuar i pasur me kripë.

Pijet e Gazuara
Këto pije janë plot e përplot me sheqer dhe substanca të tjera që ndezin inflamacionin dhe shumëfishojnë dhimbjet e shkaktuara prej artritit. Në vend të pijeve të gazuara ju mund të pini çaj jeshil ose ujë me fruta.

Patatinat
Këto karbohidrate të përpunuara janë plot me kripë dhe të skuqura në vaj vegjetal. Ato irritojnë inflamacionin dhe shkaktojnë dhimbje tek pacientët e prekur nga artriti.

Mishi i Kuq
Mishi i kuq rrit inflamacionin, sidomos kur është gatuar në zgarë. Ekspertët thonë se njerëzit duhet të shmangin sa më shumë konsumin e këtij mishi.

Margarina
Margarina është e tejmbushur me yndyrna artificiale të cilat ulin kolesterolin e mirë dhe rrisin atë të keq. Në vend të kësaj yndyrne zgjidhni ato të shëndetshme siç janë avokado, arrat dhe farat e linit./AgroWeb./InforCulture.Info

postbck postbck

Recent Posts

Hudhra para gjumit: 5 përfitimet shëndetësore që i jep trupit

    Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve.  …

19 hours ago

Nga dhimbja e gishtave deri te ndryshimi i zërit, 7 simptomat e kancerit të mushkërisë

    Kanceri i mushkërive është lloji i dytë i kancerit më i përhapur si…

24 hours ago

Si quhet kjo bime dhe çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani çdo ditë?

    Bordullaku shihet shpesh si një bar i zakonshëm që rritet në kopshte, trotuare…

1 day ago

6 gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë në pishinë

    Pishina është vendi ideal për t’u freskuar gjatë ditëve të nxehta të verës,…

1 day ago

8 ushqime që rrisin nivelin e sheqerit në gjak dhe ju çojne drejt diabetit

    Është shumë e rëndësishme që të mbani nën kontroll nivelet e sheqerit në…

1 day ago

Ushqimet më të këqija për mëngjes që rrisin kolesterolin dhe rrezikun për diabet

    Një ekspert i shëndetit u ka kërkuar njerëzve të “shmangin” ushqimet për mëngjes…

1 day ago