<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Të nxirat dhe mavijosjet, kurat e shtëpisë që vërtet funksionojnë

Ndonjëherë ndodh që në trup zbulon shenja ose të nxira të cilat shfaqen krejt papritur. Ndonëse këto njolla nuk janë tregues të ndonjë sëmundjeje, ato nuk mund të injorohen.

Të nxirat shkaktohen kur një pjesë e caktuar e trupit pëson një goditje. Pasojat e kësaj goditjeje mund të mos lënë gjurmë të mëdha në lëkurë, por enët e gjakut nën të, çahen. Gjaku rrjedh në indet më të afërta duke shkaktuar një njollë të zezë ose blu të errët.

Ndonjëherë, këto të nxira shoqërohen me dhimbje ose inflamacion.

Ndonjëherë, lëkura dhe indet e saj shumë delikate si dhe mungesa e vitaminës D përshpejtojnë të nxirat. Të nxirat zakonisht ikin vetë pas disa ditësh, por në disa raste nevoja për largimin e tyre me shpejt, është e domosdoshme.

Disa Mënyra Efikase Për Largimin e Të Nxirave

Metoda e Parë: Kompresat me Akull

Përdorni një napë të pastër dhe zhyteni në një enë të mbushur me copa akulli. Mbajeni për 10 minuta mbi zonën e nxirë dhe përsëriteni çdo një orë.

Temperatura e ftohtë mban nën kontroll rrjedhjen e gjakut.

Kompresat nuk duhen mbajtur më gjatë se 20 minuta.

Akulli nuk duhet mbajtur direkt mbi lëkurë.

Metoda e Dytë: Vaj Kastori

Merrni një copë pambuku dhe zhyteni në vaj kastori.

Lyeni zonën e nxirë.

Vajin e Kastorit e gjeni në farmaci.

Metoda e Tretë: Uthull Molle me Ujë

Kombinoni një lugë gjelle me uthull dhe 2 lugë gjelle me ujë.

Merrni një pambuk dhe lyeni zonën e nxirë me këtë përzierje.

Përsëriteni këtë metodë deri sa të vëreni përmirësim.

Uthulla lufton inflamacionin dhe shëron njollat.

Metoda e Katërt: Aloe Vera

Merrni një lugë gjelle me xhelin e aloe verës dhe me një pambuk lyeni zonën e nxirë.

Lëreni xhelin në lëkurë për 15 minuta deri sa të përthahet.

Përsëriteni këtë deri sa të vëreni përmirësim.

Aloe Vera lufton bakteret, lufton inflamacionin dhe përshpejton shërimin.

Këshilla Të Tjera

Përdorni kompresa të ngrohta dhe të ftohta me një distancë kohore prej 2 orësh.

Pra pas kompresës me ujë të ftohtë, pas 2 orësh vendosni një kompresë të ngrohtë. Pas çdo komprese, masazhojeni zonën e nxirë që të përmirësoni qarkullimin e gjakut.

Nëse të nxirat ndodhen në duar apo këmbë , masazhi duhet bërë në pjesën e sipërme dhe jo direkt në zonën e nxirë./AgroWeb.org

postbck postbck

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

5 hours ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

8 hours ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

8 hours ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

9 hours ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

9 hours ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

10 hours ago