<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mozaiku i Orfeut në Vendenis

Shkraun: Haxhi Mehmetaj

Orfeu sipas mitologjisë ishte këngëtari, muzikanti dhe poeti më i famshëm i antikitetit. Kur këndonte dhe i binte lirës lumenjtë e ndalnin rrjedhën, pemët i ofroheshin që ta mbronin nga rrezet e diellit , peshqit kërcenin mbi sipërfaqe të detit, të gjitha shtazët e malit i përkuleshin para këmbeve, në natyrë mbretëronte paqja dhe harmonia.

Mozaiku i Orfeut i takon fundit të shekullit III apo fillimit të shek. IV pas Krishtit. Rrethimi i figurës së Orfeut me shtazë të egra ka qenë motiv i preferuar i ikonografisë së krishterë dhe ka personifikuar Krishtin. Ka te ngjarë që edhe Orfeu i Vendenisit të jetë personifikim i Krishtit para legalizimit të fesë së krishterë.Në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës ndodhen gjurmët e një qyteti autonom dardan nga periudha e sundimit romak, i cili në burimet historike njihet më emrat Vendenis Vindenis dhe Vindenae. Kur me 1984 po bëheshin punime për hapjen e themeleve të një shtëpie u has në gjurmët e një mozaiku, kryevepër e artit muziv në Dardani.

Mozaiku i cili zbukuronte dyshemenë e një dhome të një objekti luksoz, mbase të një pallati, të pajisur me ngrohje qendrore (hipokaustikë) shtrihej në një sipërfaqe prej 9 x 7m2. Në qendër të pjesës më impozante të katrorit të mozaikut përmasash 104 x 88cm është dhënë imazhi i Orfeut, në pozicion të ulur, i kthyer nga ana e majtë. Më dorën e djathtë mban një zog, kurse më dorën e majtë instrumentin muzikor, lirën. Orfeu është rrethuar më atribute. Në anën e djathtë të tij ndodhen luani, leopardi dhe pëllumbi, kurse në anën e majtë pema dhe gjarpri .

Sipëri kokës së Orfeut është shkruar mbishkrimi në alfabetin grek OPΦYC. I terë kompozicioni i imazheve të figurave brenda kornizës së katrorit është punuar më mjeshtri të rrallë, më zaje katrorësh të vegjël shumëngjyrësh, dhe është rrethuar më motive ornamentesh në përngjasim të shkronjës S. Kurse sipërfaqja jashtë kornizës së katrorit është punuar më zaje katrorësh diç më të mëdhenj se sa sipërfaqja brenda katrorit, në teknikën bardh e zi. Orfeu sipas mitologjisë ishte këngëtari, muzikanti dhe poeti më i famshëm i antikitetit.

Kur këndonte dhe i binte lirës lumenjtë e ndalnin rrjedhën, pemët i ofroheshin që ta mbronin nga rrezet e diellit, peshqit kërcenin mbi sipërfaqe të detit, të gjitha shtazët e malit i përkuleshin para këmbeve, në natyrë mbretëronte paqja dhe harmonia. Orfeu më këngën e tij kishte magjepsur edhe boten nëntokësore, ku kishte zbritur që ta nxjerre gruan e tij të dashur Euridiken, e cila kishte vdekur nga kafshimi i gjarprit. Tantali kishte harruar etjen dhe urinë, Sizifi kishte ndalur rrokullisjen e gurit, madje edhe Persefona gruaja e Hadit ia kishte plasur vajit. Mozaiku i Orfeut i takon fundit të shekullit III apo fillimit të shek. IV pas Krishtit. Rrethimi i figurës së Orfeut me shtazë të egra ka qenë motiv i preferuar i ikonografisë së krishterë dhe ka personifikuar Krishtin. Ka te ngjarë që edhe Orfeu i Vendenisit të jetë personifikim i Krishtit para legalizimit të fesë së krishterë, përkatësisht para Ediktit të Milanos.

Mozaiku i Orfeut në Vendenis (Dizajn: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

6 hours ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

9 hours ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

9 hours ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

10 hours ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago