<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Piramidat e lashta në një peizazh të akullt

A ka pasur një qytetërim të lashtë në Antarktidë?

Në vitin 2016, në internet u bënë virale imazhet e Google Earth në Antarktidë, që treguan disa maja malesh në forme piramide në peizazhin e akullt të kontinentit më të ftohtë të planetit tonë. Imazhet tregojnë 3 piramida katërcepëshe, të ngjashme me piramidat e famshme të Gizës në Egjipt. A mund të jenë këto piramida të ndërtuara nga njerëzit e një civilizimi të dikurshëm antik?

Kush i ndërtoi Piramidat e Antarktidës?

Mbi origjinën e këtyre piramidave ekzistojnë teori të shumta. Disa nga sugjerimet më të diskutueshme, bazohen në pohimin se piramidat janë relike një civilizimi të hershëm Atlantean në Antarktidë, apo edhe që ato janë ndërtuar nga alienët.

Ajo që e forcoi më shumë teorinë e një qytetërimi të lashtë apo alien, ishte zbulimi i polenit në vitin 2009, që linte të kuptohet ekzistencën e dikurshmë të pemëve në një fazë shumë të hershme. Dhe me këtë hipotezë, ekspertët nënkuptojnë rreth 12 milion vjet më parë.

Në fakt, shkencëtarët e kanë konfirmuar që prej kohësh se nëse kthehemi shumë pas në kohë,

le të themi 100 milion vjet më parë, Antarktida kishte pyje të harlisura, male dhe liqene. Dhe ndoshta ndonjë fjord. Nëse zbulimi i para 4 viteve rezulton të jetë vërtet i krijuar nga njeriu – lëre më pastaj nga alienët – kjo sigurisht që do të na detyronte të rishkruanim tërësisht historinë e ekzistencës sonë në këtë planet.

Ndërkohë studiues të tjerë, kanë sugjeruar një shpjegim gjeologjik natyror mbi Piramidat e Antarktidës. Këta shkencëtarë, kanë propozuar që “piramidat”, mund të jenë nunataks, pra majat e maleve që zgjaten përmes akullit, dhe që janë më të larta sesa territori përreth.

Studimi i dr. Çarls Hepgud

Dy nga “piramidat e Antarktidës”, mund të gjenden 16 km larg nga bregu. Ndërkohë, piramida e tretë ndodhet afër vijës bregdetare. Zbulimi i këtyre piramidave, sugjeron që Antarktida mund të ketë qenë e banuar nga njerëzit diku rreth para 6.000 viteve. Pikërisht rreth kësaj periudhe njeriu nisi të ndërtonte piramida në Botën e Vjetër.

Studimi i Çarls Hepgud, e mbështet ekzistencën e mundshme të një civilizimi antik, në një kontinent që tanimë është i mbuluar tërësisht nga akulli. Në librin e tij “Hartat e Mbretërve të Lashtë të Detit”, dr.Hepgud botoi hartën e Piri Reis mbi Antarktidën. Kjo hartë e shekullit XVI-të e tronditi botën, pasi e tregonte Antarktidën pa akull.

Harta e Piri Reisit u gjet në Turqi. Më pas një oficer i Marinës Turke e dërgoi hartën në Byronë Hidrografike të Marinës Amerikane në vitin 1953. M.I. Uollters, kryeinxhinieri i Byrosë, ia dërgoi hartën për vlerësim Arlington H.Mallerit. Ky arriti në përfundimin se harta e Piri Reis ishte plotësisht e saktë, dhe se ajo mund të ishte kopjuar nga një hartë e bërë 6000 vjet më parë.

Konfirmimi i hartës së Piri Reis

Harta e Piri Reis mbi Antarktidën është shumë e saktë. Duke përdorur tinguj sizmikë dhe ultratingujt, studiuesit zbuluan nën kapakun e akullt të vijës bregdetare vargjet malore, pllajat etj. Në hartën e Piri Reis, ato përputheshin me territorin e Mbretërisë Maud në Antarktidë. Olhmejer, udhëheqësi i ekspeditës britaniko-suedeze në Antarktidë, i shkroi dr.Hepgug letrën

e mëposhtme:”I nderuar profesor, synimi juaj për vlerësimin e disa tipareve të pazakonta të hartës Piri Reis Antarktidë të vitit 1513 nga kjo organizatë është shqyrtuar më seriozitet. Pretendimi se pjesa e poshtme e hartës paraqet Bregun e Princeshës Marta të Mbretërisë Maud në Antarktik dhe Gadishullin Palmer, është mëse i arsyeshëm.

Ne mendojmë se ai është interpretimi më i logjikshëm dhe i mundshëm. Detaji gjeografik i treguar në pjesën e poshtme të hartës, përputhet shumë me rezultatet e profilit sizmik të bërë përgjatë majës së kapakut të akullit nga ekspedita antarktike suedezo-britanike e vitit 1949.

Kjo tregon se vija bregdetare, ishte hartografuar para se të ishte e mbuluar nga kapaku i akullit. Kapaku i akullit në këtë rajon, është tani rreth 1.6 km i trashë”.

Letra nga Ohlmejer konfirmoi teorinë e doktor Çarls Hepgud se harta e Piri Reis ishte kopjuar me siguri nga një hartë e bërë që në kohërat antike. Doktor Çarls Hepgud shkroi në “Hartat e Mbretërve Antikë të Detit”, se ishte i sigurt se megjithëse harta e Piri Reis përmbante gjerësi dhe gjatësi të vizatuara në kënde të drejta në një gjeometri tradicionale, ajo duhej të ishte bazuar në një hartë më të hershme.

Hepgud ishte gjithashtu i sigurt se harta ishte me origjinë të lashtë, pasi krijuesi i hartës së Piri Reis ka përdorur një trigonometri sferoide, e cila mendohej se ishte shpikur në shekullin XVIII, edhe pse harta e Piri Reis daton në vitin 1513. Pavarësisht se cila mund të jetë origjina e piramidave të dëborës, zbulimi i këtyre tipareve misterioze, do të rrisë spekulimet mbi banimin e mundshëm të Antarktidës nga njerëzit para mijëra viteve. / Ancient Origins – Bota.al

postbck postbck

Recent Posts

Nëse këto gjëra ju ndodhin shpesh gjatë gjumit, është koha të vizitoni mjekun

    Disa shqetësime duken të zakonshme, por kur përsëriten shpesh mund të tregojnë më…

14 hours ago

Ju dhemb koka dhe menjëherë bëni kafe: A është zgjidhje e mirë apo mund ta përkeqësojë problemin?

    Te disa njerëz kafeina e lehtëson krizën, ndërsa te të tjerët bëhet shkaktar…

20 hours ago

Pse jeni gjithmonë të etur? Mjekët shpjegojnë çfarë mund të fshihet pas kësaj

    Jo gjithmonë bëhet fjalë vetëm për mungesë lëngjesh – etja e vazhdueshme mund…

20 hours ago

Kanceri i mushkërive mund të rritet në heshtje, pa shkaktuar dhimbje

    Shenjat e para shpesh ngatërrohen me lodhjen, moshën ose “kollën e duhanpirësit” –…

20 hours ago

Ndryshime të vogla pas orës 17:00 që mund të kenë ndikim të madh në metabolizëm

    Zakonet e përditshme të mbrëmjes mund të kenë ndikim të madh në shëndetin…

21 hours ago

Vaj ulliri me hudhër: Çfarë i bën vërtet organizmit dhe kur duhet kujdes

    Shumë e përdorin për tensionin, kolesterolin dhe “pastrimin” e enëve të gjakut, por…

21 hours ago