Dua tё dal maj malit, tё shoh gjithё Arbёrinё,
vёllezёrit shqiptarё, qё venё nё pun’e vinё,
burrat trima me besё dhe shpirtmir’e punёtorё,
dhe fushatё gjithё lule e maletё me dёborё.
O! Sa bukuri ka tufa! Sa gaz bije bagёtia!
Vinё posi blet’e plotё! I bekoftё perёndia!
Nёpёr shesh’e nёr bregore janё pёrhapurё shqerrat,
e kecёrit nёpёr rripat dhe nё gjethet e nё ferrat,
sa me vrap e me gaz bredhin edhe lozin shoku me shok;
aty pёrhapen me nxit, aty mblidhenё prapё tok,
edhe prapё tufё-tufё pёrhapen duke bredhur,
duke ikur me vrap shumё, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn’e s’lodhenё kurrё edhe, kur i merr uria,
secili futet nё tufё, suletё nё mёm’e tia.
Posa gjen mёmёn e dashur edhe me vrap i hyn nё gji,
rri nё gjunjё dhe zё sisёn e qumshtin e ёmbёl pi,
pa e ёma me mall’ shumё, ndo dhi qoftё a ndo dele,
Birr’e vetёm merr nё gji me gaz e me pёrkёdhele. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here